• |
ide | kryesore

Lubonja: Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, përgjimet e antimafias italiane, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë të rëndësishëm në Shqipëri. Për analistin Lubonja, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga mafia është të angazhohet një polici ndërkombëtare.

“Komenti im vjen pas reagimit të kryeministrit, i cili na sulmoi të gjithëve ne, sesi shtrihemi nëpër kolltuqe, dhe pas një përgjigjeje të prokurorit italian, i cili në minutën e 53 të intervistës thotë se ‘ne do të merremi shumë me Shqipërinë në të ardhmen, sepse atje mafia është e frikshme’. Ajo që nxjerr unë konkluzion është se si shikohet Shqipëria. Më mirë e njeh mafia se si funksionon Shqipëria, dhe këta nuk shqetësohen. Këtu ka një problem. Duke parë sa thellë ka shkuar kapja e shtetit nga mafia, kapja e ekonomisë, ndoshta e vetmja shpresë që Shqipëria të mund të çlirohet nga ky tumor i tmerrshëm do të ishte kur dëmi, llumi, të bëhet aq i madh, sa të kishte një angazhim ndërkombëtar, të policisë ndërkombëtare, se ne këtu nuk kemi polici. Policia jonë ha djathë e mish derri me mafiozët, kryeministri iu jep leje atyre për të ndërtuar gratacela. Opozita është e dobët shumë. Jemi të gjithë të pafuqishëm përpara kësaj mafie. Në cdo shtet ka mafie, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet.

Bisedat e tyre, planet e tyre, por edhe kontaktet e tyre, dhe analizat që ata i bëjnë situatës në Shqipëri, kur thonë është si Kalabria e viteve 60, kjo është e rëndësishme, pra mënyra si funksionojnë gjërat. Nuk është gjë e vogël që ky “Niku” ka marrë mbi 100 tendera pa konkurrim. Mjafton kjo për të hapur një proces për prishje të rregullave të konkurrencës. Kjo tregon si funksionon Shqipëria. Këta dinë shumë mirë si funksionon Shqipëria. Por ne e dimë edhe më mirë, dimë dhe hallka të tjera, që ata s’i dinë. SPAK duhet të nisë hetim”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja foli dhe për programin e Partisë Demokratike, të prezantuar ditën e sotme, duke thënë se PD duhet të kishte dy programe. Sipas tij, PD duhet të përfitojë nga zemërimi dhe lodhja e madhe e njerëzve me këtë qeverisje.

“Mendoj se PD duhet të kishte dy programe, i pari si të mbrojë votën, si të vijë në pushtet, cfarë të bëjë për të fituar. Si program mendoj se ka një problem, që është thelbësor, që ka të bëjë me traditën, me faktin që PD e quan veten e djathtë, premton ulje taksash, që të tërheqë votat e biznesit, dhe nga ana tjetër, i premton shtresave në nevojë, shtresave të dobëta, që zakonisht i mbron e majta, më pak varfëri, mbështetje. Teknikisht vështirë t’i bashkosh këto të dyja, se ku do i gjesh lekët. PD më shumë do të përfitonte nga një zemërim dhe një lodhje e madhe e njerëzve. Megjithëse ka shumë njerëz të pakënaqur, thonë se nuk na mbush mendjen opozita. Duhet shumë forcë për të mbrojtur votën, për të pasur njerëzit me vete. Besoj se ky programi i parë akoma nuk po duket qartë”, u shpreh analisti.

Si mund të përmirësohet ky program i parë?
Me vullnet njerëzor, me angazhim të madh, me lëvizje në terren, me njerëz që kanë. Me 8 vjet që ka Rama në pushtet, një pjesë janë lidhur me pushtetin, sepse opozita nuk të jep gjë për të ngrënë, kështu që nuk e di sa i ka dhe këta. Ndaj duhet të shkojë te populli opozita. Janë në mes, nuk i sheh të punojnë për të rritur, për të sjellë të rinj, figura që inspirojnë. Janë më normal padyshim, se Rama është çmendur fare.

Sondazhet tregojnë se PS mbetet forcë e parë në vend…
Këto sondazhet unë nuk i besoj, sepse po t’i kishte këto sondazhet kaq mirë Rama, nuk e ndryshonte Kodin Zgjedhor. Unë nuk kam parë sondazhe të ndershme, sepse ka një kontradiksion. Është një problem i madh që kanë këto sondazhet, sepse mediat janë të polarizuara. Për mua sondazhet janë për të manipuluar opinionin publik dhe për të justifikuar nesër vjedhjen e votës.



5 Comments

  1. Jo vetem ne qe jemi nje popull i vogel e i praapambetur por edhe kombe te medhenj e te qyteteruar

    ai Italia e Gjermania kane qene te pafuqishem per te reaguar ndaj pushtetit diktatorial te Musolinit

    e Hitlerit. Sikur ata te mos ishin cmendur dhe te kishin sulmuar shtete e kombe te tjere , ndoshta edhe

    sot ,.regjimet e tyre do te ishin ne pushtet. Popujt jane si ato femrat qe pasi perpiqen e bejne ceshte e

    mundur per ti shpetuar perdhunimit dhe pasi nuk ia dalin dorezohen dhe e leshojne veten ne dore te

    perdhunuesit qe te beje cte doje. Kjo gje po i ndodh popullit shqiptar. Me vote nuk e largon dot

    rilindjen se voten e blen dhe e manipulon, me metoda te tjera nuk ka b… dhe ka zgjedhur te nenshtrohet

    ose te ike. eshte e qarte se ne me forcat tona nuk jemi te afte ta heqim qafe kete regjim.

    E vetmja shprese eshte qe nderkombetaret qe kane qene kumbara i ketij regjimi ti thone mjaft.

  2. E drejte 20:43, asnje shtet nuk eshte imun nga diktatura. Demokracia eshte “anomali” ne kuptimin qe ka shume pak kohe qe funksionon dhe pothuajse kudo eshte akoma ne testim. Ndryshimi i demokracise me rendet e tjere eshte qe eshte e veshtire ta rindertosh pasi e ke shkaterruar. Ne keto 8 vite i kemi leshuar shume terren diktatures, prandaj nje njeri qe arsyeton eshte e pamundur te mos votoje opoziten kete radhe, pavaresisht sa na dridhet dora per ta shkruar kete.

  3. Hetimet e antimafias per ket grupin kan nis para 2017. Sa leje pallatesh, kullash e licensa kane keta te pandehurit qe prej asaj kohe?
    I vetmi investim i provuar eshte nje dyqan me rroba pune. Ky fakt duhet te flasi me shume ne favor te pozites, po Tos Qorri e anashkalon kete fakt si muhabetci kafenesh qe eshte.

    Tani le te themi qe kjo qeveri eshte e 1001 te zezave dhe nuk e meriton voten. Kush eshte alternativa?

    Like floriri me bllokun e zi?
    Apo Sali Gerdeci?
    Apo Luli kllufi Saliut me kater vila?
    Apo Duka i krimit?

    Nuk ka vend ne bote ku zv kministri i filmuar duke bere korrupsion shpallet i pafajshem nga gjykata e larte 7-0.
    Nuk ka vend ne bote ku ministri pergjegjes per zhdukjen e 200milion dollareve i shpeton gjykimit se ishte me grip.
    Nuk ka vend ne bote ku kministri ne menyre te perseritur vret shtetasit e vet dhe nuk vihet para drejtesise.

    Ik mos na hapni barkun me kto shkerdhata se skena lind dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *