• |
ide | kryesore

Iu ndalua kandidimi në zgjedhje nga Gjykata Supreme, reagon Kurti

-Instant, Lajme, Të fundit



Lideri i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti reagon pas vendimit të  marrë nga Gjykata Supreme, që ai të mos marrë pjesë zgjedhje.

Gjatë vizitës në Prizren, Kurti tha se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes, duke shtuar se pasi ta shohë do të ndërmarrë analaiza për hapa të mëtejshëm.

“Secili duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.

Në vendimin e Supremes thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së, duke lënë kështu jashtë liste liderin e VV-së, Albin Kurtin.



3 Comments

  1. Këta dalin derë më derë dhe ekran më ekran e na shajnë ‘me robt ku t’i keni!’. Na thonë se jemi ‘bisht i mafies’; na shajnë se ‘jemi kokë palarë’, na kërcënojnë se ‘në 25 prill do të na përmbysin’, na telendisin si qytetarë të dorë së fundit. Në dorë të tyre mbajnë dy të tretat e pasurisë sonë kombëtare: Floririn e Thesarit të Shtetit, kursimet e shqiptarëve të mbledhura në skemat piramidale, fitimet e kontrabandës shtetërore të naftës dhe armëve; paratë e vjedhura nga CEZ, nga familjarët sekserë, nga rruga e ‘Kombit’, nga shitja e protestave… Kur bëjnë moral guxojnë e thonë se populli ynë ‘nuk di të reagojë’. E vërteta është se populli në Shqipëri është i vetmi në vendet ish- komuniste që ka derdhur gjak në protestat kundër korrupsionit. Kur dëgjoj që këta thonë ‘dilni na votoni!’, më duket se po na thërrasin ‘dilni t’u vrasim në bulevard’ si ata të katër.

    1. MIRE E KE THEN . POR TANI VAZHDO ME MEKATET E TUA . E DI QE DO LODHESH SE JANE SHUME TE GJATA POR DUHET EDHE PER BARAZI POR EDHE ME HAKIKAT . THUAJ QE TE GJITHE PA PERJASHTIM JANE KURVA , DO ISHTE ME MIRE SESA NJER KURVE E BENE KURVE DHE TJETREN TE NDERSHME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *