• |
ide | kryesore

Video/ Përmbytja nuk ndalon Juventus: Pirlo i përgjigjet Milan e vazhdon ndjekjen e titullit

-Instant, Sport, Video



Fillon me një fitore faza e dytë e Serie A për Juventus. Bardhezinjë e Pirlos janë imponuar 2-0 në shtëpinë e Sampdorias në sfidën e javës së 20, duke treguar qartë se shënjstrojnë kreun e renditjes. Në një ndeshje të kondicionuar nga shiu i vazhdueshëm, Juventus në minutën e 20′ ndërtoi me Ronaldo e Morata aksionin për tre pikë, depozituar në rrjetë nga Chiesa. Reagimi i Samp ka sjellë vetëm dy goditje të Quagliarellas, por në shtesë Ramsey mbylli llogaritë.

Nën përmbytjen e Marassit, Juventus avancoi me dy gola (një në cdo pjesë loje) duke mundur Sampdorian me goditjet e Chiesa e Ramsey, duke u afruar edhe tre pikë ndaj Milan që ndodhet +7, por me bardhezinjtë që kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Të besuarit e Pirlos arrijnë kështu fitoren e katërt radhazi, e po për të katërtën herë radhazi nuk pësojnë gol.

Sikur të mos mjaftojë, tekniku gjen edhe një Ronaldo në formë, pavarësisht një jave që e pa protagonisttë cështjeve përtej futbollit, e mund ti besojë shumë më tepër një Chiesa që e ka mbyllur me gol muajin e tij të artë. Jo keq, si fillim i një turi force që i pret bardhezinjtë muajin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *