• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti/ Antonio Gallo i Ndrangheta-s përfitoi fonde publike në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa komentonte përgjimet e Ndragheta-s për investimet në Shqipëri, kryeministri Rama i mohoi kontaktet me biznesin zyrtar të Antonio Gallo-s që është vendosur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Madje për të hequr dyshimet se njeriu i Ndrangheta-s kishte dështuar në vendin tonë, Rama përmendi faktin se prej katër vitesh në bazë të tatimeve, “Gallo Albania” rezulton me humbje prej 5-15 mijë euro.

Por sipas një dokumenti zyrtar rezulton se biznesi zyrtar i Antonio Gallo-s në Tiranë ka pasur ndërveprim me qeverinë përmes kontratave financiare dhe pagesave buxhetore.

Në Thesarin e Shtetit rezulton se më datën 22 dhjetor 2020, Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka blerë rroba pune te dyqani ‘Gallo Albania’ me vlerë 44 mijë lekë.



10 Comments

  1. ka blerë rroba pune te dyqani ‘Gallo Albania’ me vlerë 44 mijë lekë.
    Sa qesharake qe beheni, edhe ne supermarket te bleshe do dali me shume,

    1. Jane te reja leket o mandakall! jeleku kushton 200 leke e helmeta 2-300 leke..Sikur te kishte blere jeleke do ishin rreth 200 Cope..

      1. 44000 leke te reja = 444000 mije lek te vjetra = 390 euro.
        390 euro bejne nje pale kepuce pune profesjonale.
        SKANDAAAAL… SKANDAAAAL ……RAMA I JEP NDRAGETES MILJONA EURO FONDE PUBLIKE !!!!

        1. Po ti e kupton cdo me thene 200 cope jelek fluoreshent? Do me thene qe Gallo listohet si furnitor i shteti shqipetar ne thesarin e shtetit. Merr numrin dhe referencen e thesarit te shtetit dhe pastaj hajde mbaje me..O vulehumburi i Ridhjerjes qe nuk merr vesh nga lidhet lideri yt!

          1. nga i gjete ti keto 200 cope jelek ? Ne dokument jepet vetem totali i blerjes ( 390 euro) .
            Ore Emu … e kupton qe po thua budallalliqe ? Perderi sa kompania Gallo Albania nuk ka asnje ceshtje penale ne shqiperi , asnje njeri nuk ndalon shttetin apo cdo kush tjeter te bleje tek ajo . Nese kjo kompani do te ishte denuar me vendim gjykate ne shqiperi per per … dicka.. atehere komplikohej ceshtja.
            Furnitoret e shtetit shqiptar jane me qindra . Zgjohu se po e lodh shume vehten me kekto budallalliqe.

    2. Qe je pak pusht ti zoti Shkalluari, je.
      Ti shkruan 22 dhjetor 2020, ne tabele eshte 19 janar 2021.
      Dhe aty paraqitet nje leter qe nuk ka koke, nuk dihet cfare eshte.
      Dhe shyqyr qe Ndrageta ka marr 44 mije leke se do kishte vdekur urijet..

      1. Pak e pak ti merr ndranghetta, sa te te hedhe thonjte ne fyt..Nejse ti dhe lideri yt nuk komandoheni nga mafia ha ha ha

  2. Vuuuu sufllaqet. Me vrap se po iu iken buka e gojes dmth brumi i sufllaqes. Qe te mos ngaterrohen njerezit dhe te ikin nga era e qepeve me te cilen mbushen sufllaqet, duhet shpjeguar se kur nje institucion shteteror blen nje mall apo sherbim, pritet fatura tatimore te cilen subjekti shites e deklaron ne tatime, ndersa subjekti bleres ia dergon thesarit te shtetit per te bere pagesen ne llogarine e shitesit. Pagesa behet nga dega e thesarit perkatese. Asnjehere institucionet nuk blejne me kesh. Por ka edhe dicka tjeter. Zakonisht thesari mbyllet diku nga mesi i dhjetorit dhe celet diku nga mesi i janarit. Gjate kesaj periudhe nuk behen me pagesa nepermjet thesarit. Kjo shpjegon faktin e blerjes ne dhjetor dhe pageses ne janar. Natyrisht qe sufllaqexhinjte nuk mund ta kuptojne kete se jane shume koketrashe dhe ne fakt keshtu duhen se po te kishin dy pare mend do benin ndonje pune te hajrit dhe nuk do mbylleshin ne bodrume duke rrezikuar te marrin covid 19. Por ky dokument i dale keto dite, verteton se institucionet paskan kryer veprime me dyqanin mafioz ne Tirane deri ne fund te vitit 2020. Por po te verifikohen dokumentat, mund te dale qe lidhjet jane me te hershme dhe blerjet mund te jene shume me te medha. Lavatricja ne kete rast eshte buxheti i shtetit, pra taksat qe paguajme te gjithe ne sa here qe marrim fryme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *