• |
ide | kryesore

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla del sot para gjykatës

-Instant, Lajme, Të fundit

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00. Seanca e parë dështoi pasi avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka. Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.
Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu