• |
ide | kryesore

Dyshohet se përdhunuan vajzën në Vlorë, jepet sot masa për 2 të rinjtë

Lajme, Të fundit



Dalin sot para gjykatës dy të rinj të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Ceno dhe Tahiri tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe një person tjetër detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e ‘Faxnews’ Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë.



1 Comment

  1. Kercenimi dhe shantazhi ne Shqiperi eshte bere nje fenomen i rrezikshem jo vetem per gazetaret, por edhe per persona qe komentojne, duke shfaqur mendimin e tyre ne mediet online.

    Komentuesit marrin fyerje ne pak minuta po aty, thjesht per t’i frikesuar e mbyllur gojen.

    Por nese ata vijojne, ndodh qe u vihet zhurmues ne tarracen e pallatit per muaj me rradhe permes internetit apo linjes elektrike, ku nuk mungojne jo vetem zhurmat, por edhe vajza e djem qe kendojne apo hedhin parrulla qe i kishim harruar me dekada.

    Keto metoda fashistoide flasin per nje vend qe ka marre te tatepjeten, sepse krimi dhe politika jane bashke, çka trimeron njerez pa skrupuj e militante te dhunshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *