• |
ide | kryesore

VIDEO/ I pandehuri sulmon gjykatësen në sallë në Las Vegas

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykatësen



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjykatën e Las Vegasit në SHBA. Një i akuzuar ka sulmuar gjykatësen, Mary Kay Holthus në sallën e gjyqit. Pamjet e dhunës së 30-vjeçarit Deobra Redden, i dënuar për dhunë në familje janë bërë virale.

Sipas mediave amerikane, avokati i Redden kishte kërkuar që ai të dënohej me shërbim prove për dhunë fizike me dëme të konsiderueshme trupore. Por gjykatësja vendosi që të jepte dënim me burg, pasi kjo ishte hera e tretë që dilte para gjykatës. Ishte pikërisht komenti i gjykatëses që acaroi të akuzuarin.

“Është koha që të shijosh diçka tjetër. Nuk mundem më me këtë histori” – tha ajo, duke sjellë acarimin e 30-vjeçarit. Efektivët e sallës së gjyqit dhe një nëpunës arritën ta vendosin nën kontroll agresorin.

Sipas mediave, gjykatësja u dëmtua në kokë, por plagët janë të lehta. Ajo u dërgua të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u la e lirë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *