• |
ide | kryesore

Yuri Kim pas deklaratës së Ramës: Partitë të pastrojnë listat, kërkohet nga ligji dhe pritet nga Shqipëria si aleat i NATO-s dhe vend aspirant i BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar me një deklaratë pas mesnatës për përgjigjen e kryeministrit Edi Rama mbi pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë.

Në një mesazh në “Twitter”, ambasadorja shkruan se drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat sepse thanë disa ambasadorë, por se kërkohet nga ligji shqiptar dhe pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant për BE.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse SHBA e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, deklaron ambasadorja e SHBA-ve.

Kryeministri Edi Rama përsëriti dje se kandidatët për deputetë që gënjejnë për të kaluarën e tyre mbajnë përgjegjësi individuale. Duke iu referuar apeleve të ambasadorëve në vendin tonë për të mos futur në lista kandidatë të dënuar më parë, Rama tha se nuk ka nevojë që t’i tregojë detyrën asnjë ambasador dhe se e di shumë mirë detyrën karshi ligjit dhe karshi popullit shqipta. Megjithatë, shefi i maxhorancës e cilësoi ligjin e dekriminalizimit shkelje të të drejtave të njeriut dhe tha se kjo është arsyeja që asnjë parti nuk e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Ramës, në çdo vend disa vite pas një krimi konsiderohesh i larë.



5 Comments

  1. Zonja Kim, kuptoj gjuhen e diplomacies por ka ardhur koha te flisni troc e pa nenkuptimE, eshte vec Rama dhe banda e tij qe jane kriminilizuar deri ne palce qe do tentojne prape te vendosin qofte edhe indirect si deputete persona me lidhje direkte me bandite ( tip Lala ne Diber)

    Prandaj nje KM qe thote nuk pyes per BE e USA apo NATON tregon qe eshte nje kamikaze tip Bin Laden

    Populli Shqipetar eshte me BE dhe NATO

  2. Zonja Kim mjaft me fjalë të tëthorta.Ka ardhur momenti të flasësh me gjuhë të ashpër.Ju kujtoj se parardhësi juaj nuk u kursye kundër Pd.Po dhe ju me Bashën me topin e famshëm.Nuk mund të përkëdhelet akoma një kriminel e terrorist!!!!

  3. O Kukumjaçka Sorraiste e rrugës së Elbasanit, boll me cic mice se na hapët barkun.Populli shqiptar e ka kuptuar se çfarë mortje është Rama , jeni ju ambasadorët por nuk ka alternativa të besueshme sepse edhe Lulushi si këlysh i Sorrosit po duket!

  4. nuk ke parë asgjë akoma e
    ti prit prit të shikosh rilindjen ose babezin ose vet ai se di që kur’ nuk ka shkuar në zyr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *