• |
ide | kryesore

Ekzekutimi mafioz në Fier, shoqërohen dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia është vendosur në aksion pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt.

Mesohet se një operacion u zhvillua gjatë natës për të prangosur persona të dyshuar për atentatin.

Ndërkohë aktualisht janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen.

Per vrasjen e Shkelzen Kastratit dy ditë më parë janë shoqëruar dy persona nga Tepelena.

Sipas policisë këta kanë lidhje me makinën tip Audi ngjyre gri që ka bërë largimin e autorëve që kryen vrasjen nga mbi kalimi i Baltëzes drejt Mbrostatit e më tej.

Mësohet gjithashtu se janë zhvilluar kontrolle te disa persona edhe në Tiranë, kontrolle banesash, për vrasjen ne Fier gjatë orëve të para të mëngjrsit.

Ndërkohë që janë disa të shoqëruar që po merren ne pyetje për të dhënat qe kanë dalë nga hetimet dhe verifikimet, por akoma ska të arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *