• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Bratajt/ “Mund të mbyllemi nga ora 18.00 deri në 06.00 të mëngjesit”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka paralajmëruar një shtrëngim të masave. I ftuar në “Report Tv”, Brataj tha se me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit. Brataj tha se mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet e infektimit me Covid-19.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. “Lock Down” është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”– tha Brataj.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 1052 persona të prekur me Covid-19 dhe 14 persona humbën jetën.



8 Comments

  1. Dakort jam me ty por se ku jane masat tuaja kte se mar vesh,pra skeni masa fare po fare ama.Mesa shoj prb nuk eshte se do vdesin disa por vetem shendoshe spitalet?

  2. Cfare roli ka ky mjek, a ben pjese ne komitetin per covid ? ne vendet e tjera shefi I urgjences eshte ne krye te stafit 24 ore, ju ngelet duke u ngrefosur me studio.

  3. Ky njeri pa dinjitet kryetari i urgjencet spitalore, qe nuk mbrojti dot doktorin e urgjrnce qe ne kete kohe pandemie dhe mungese mjekesh, e hoqi nga puna matrapazi i top canalit maskarai Joti. Mendoni se kujt kryetari urgjence ti besojme. Sahanlepirsi qe kerkone like ne facebook. Bo bo heroi i urgjences del nje i qelbur fund e krye matrapaz.

  4. Po te mbyllet pra mbi 1000 te infektuar ne dite .Shikoni vendet fqinje dhe veproni si ata as te kopjoni nuk dini.Nuk ka leke Rama per pakete ndihme ekonomike po u mbyll, keshtu qe mbahe hap e te shkojme te gjithe ne pidh te semes. Bravo Rilindja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *