• |
ide | kryesore

Basha përjashton koalicionin me Ramën: Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me 8 vite premtime boshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të largojnë Ramën dhe do të fitojnë veten e tyre. Në një intervistë për TVKlan, kreu i PD tha se ka një vendosmëri të shqiptarëve për ta kthyer 25 prillin në një ditë ku tashmë do të fitojnë ata, familjet e tyre, ku do të fitojë Shqipëria. Kjo është e padiskutueshme.

“Vota pro meje, pro Partisë Demokratike nuk është thjeshtë një votë kundër Ramës. Është një votë për një përqasje që zgjidh problemet e shqiptarëve, ku nuk ka më premtime boshe.
Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me 8 vite premtime boshe, premtime të parealizuara, dështime të cilat kanë çuar në varfërimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të lidhur me ta. 25 prilli do të jetë ku shqiptarët do të votojnë për veten e tyre, për familjet e tyre, dhe me këtë votë do të fitojë Shqipëria. Do të fitojnë shqiptarët. I vetmi që do të humbë dhe do të largohet është Edi Rama”, theksoi kreu i PD.

Sa i përket programit të PD, Basha tha se është konsultuar me qindra nga specialistët më të mirë të çdo fushe. “Të shëndetësisë, arsimit, ekonomisë. Kemi marrë ekspertizën e tyre, kemi marrë ekspertizën perëndimore, të cilët na kanë ndihmuar për të parë problemet reale të vendit, por edhe zgjidhjet reale.
Zgjidhje të cilat do të funksionojnë, jo premtime boshe të cilat nuk do të mbahen. Ka qenë një proces jashtëzakonisht profesional, i gjatë, i vështirë, por ama angazhimet që përmban plani ynë i punës janë angazhime konkrete.
Ky plan nuk ka asnjë premtim ka vetëm angazhime konkrete të cilat do të përmbushen sepse asnjë angazhim nuk qëndron në vetvete po është pjesë e zhvillimit ekonomik e klimës së biznesit që do të sjellë investime të huaja, do të hapë vende të reja pune, do ta rikthejë Shqipërinë në parametra normale të zhvillimit”, deklaroi kreu i PD.

Ai tha më tej se Edi Rama është i fundit që duhet të merret për bazë kur flitet për ekonominë duke e akuzuar për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare.
“Edi Rama është njeriu përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë së vendi dhe ekonomive familjare të shqiptarëve dhe arsyeja është fare e thjeshtë, po të vjedhësh qumështin sigurisht që nuk do të prodhosh dot djathë.
Në qoftë se ministrat trefishojnë me letra pasurinë në shtatë vite siç pamë nga raportet e fundit të BIRN-it ndërkohë që të gjithë Shqiptarët e tjerë varfërohen atëherë kuptohet fare qartë ku është problemi.
Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur dhe të gjitha këto angazhime që ne ndërmarrim, të gjitha këto angazhime të cilat parashikohen në planin tonë konkret të punës janë produkt i reformave të cilat do të mundësojnë që Shqipëria t’ju kthehet shqiptarëve dhe mos ti takoj më një grushti qeveritarësh apo një grushti klientësh të qeveris të cilët janë përfituesit e vetëm gjatë këtyre 8 viteve ku ka humbur Shqipëria dhe ka fituar vetëm Rama dhe ky grusht njerëzish”, tha Basha.

Kreu i PD mohoi mundësinë e një koalicioni me Edi Ramën.
“Në 25 Prill Shqipëria Fiton i vetmi që humbë dhe që largohet është Edi Rama. Nuk është një program elektoral, fakti që është një program pune, që kemi 2 vite që e punojmë, s’kemi pritur për ditën e zgjedhjeve të dalim e të deklarojmë më premtime siç ndodhi para 8 vitesh të pambajtshme dhe të pambajtura, por që është një plan pune mbi të cilin kanë punuar dhjetëra faktorë.
Kolicion me Ramën? Absolutisht e përjashtoj, për arsyen e thjeshtë sepse pas 8 vite dështimesh nuk ke çfarë të presësh apo të kërkosh më nga i njëjti njeri, një njeri që ka pasur të gjitha pushtetet”, tha Basha.



8 Comments

  1. TE ISHTE TRE FISHIM I PASURISE PO JA BENIM HALLALL POR E KANE TREMIJE FISHUAR PASURINE E TYRE DUKE VARFERUAR POPULLIN . KA SHUME MOTIVE PSE KY KURVE E GJATE DUHET TE LARDOHET , GJITHASHTU KA SHUME MOTIVE QE EDHE TI NUK DUHET TE FITOSH , SEPSE FITORJA JOTE ESHTE STANJACION . ESHTE VETEM SHKEMBIM BYTHESH DHE KULETASH DHE POPULLI PERSERI DO TA KETE NE BYTHE .

  2. Fakti që Fatos Nano sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe jo Lulzim Bashën, nuk duhet të përbënte shqetësim për opozitën, pasi ata thonë kemi Lulin kandidat për kryeministër. Ai nuk tha asgjë të keqe për Bashën e në këtë aspekt, as kishte pse ngjallte kaq histeri opozitare.

    Arsyeja reale është se intervista e Fatos Nanos provoi se kush është opozita reale, kush po tenton të vijë në pushtet dhe pse opozita nuk e fsheh dot të shkuarën e saj kriminale.

    Për herë të parë në historinë e tij Fatos Nano i ka bërë Sali Berishës sulmin më të strukturuar nga pikëpamja intelektuale, politike dhe njerëzore. I ka kujtuar se prej sa erdhi në pushtet në vitin 1992, vdiq si intelektual dhe u kthye në një përndjekës ordiner i rivalit politik, duke u kujdesur për çdo detaj për arrestimin e tij, burgosjen, persekutimin, linçimin, deri tek dramat familjare.

  3. Po ça koalicion me Ramën!!!Po është një diçka anakronike.Është diçka krejt jashtë natyrës.Ky sekt duhet pushojë së egzistuari jo të bëhet koalicion!!!Kush ka qënë ai gazetar provokator që ka bërë këtë pyetje!!!!Kaq e ka shitur b….n te Rama siç bërë dhe pijaneci Nano.

    1. Pyetja eshte legjitime se po hyn ne koalicion me LSI.
      ShPK qe eshte edhe me majtas se PS. Pa llogarit Duken e Dulen pastaj.

  4. I paemer, komentet e tua jane naive dhe te peshtira, po aq te ndyra sa intervista e Nanos. Me siguri paguheni nga taksat e vjedhura te Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *