• |
ide | kryesore

Gigi Hadid flet për herë të parë për lindjen e vajzës: Nuk mund ta ndjeja

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Gigi Hadid ka pozuar për herë të parë pas lindjes së vajzës, Khai, për kopertinën e revistës “Vogue”.

Gigi ka treguar për revistën momentin e lindjes së Khai-it.Ajo ka zbuluar se vajzën e ka lindur në fermën e familjes së saj në Pensilvani në 20 shtator dhe  në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente.“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, rrëfeu Hadid.Gjithashtu tregoi se vogëlushen e ka pritur i pari Zayn, sepse ajo nuk mund ta ndjente nëse kishte lindur apo jo.“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekullueshme.Ajo ishte aq e ndritshme. Të rrahurat e zemrës së saj ishin të qëndrueshme gjatë gjithë procesit të lindjes. Kjo ishte ajo që dëshiroja për të, të vinte në jetë paqësisht”, është shprehur modelja.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *