• |
ide | kryesore

Përmet/ 7 nxënës infektohen me Covid-19, mbyllet një klasë në shkollën 9-vjeçare Meleq Gosnishti

-Instant, Lajme, Të fundit



Një klasë e një shkolle 9-vjeçare në Përmet është mbyllur për shkak se janë zbuluar 7 nxënës të prekur me Covid-19. Nga autoritetet shëndetësore bëhet me dije se nga 35 nxënës të një klase të shkollës “Meleq Gosnishti” 7 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Për këtë arsye ata së bashku me stafin dhe me bashkëmoshatarët janë karantinuar dhe do të vijojnë mësimin online.

Ndërkohë në shkollë mësimi do të vijojë në katin e dytë dhe të tretë pasi ai i parë është izoluar plotësisht nga Inspektoriati Shëndetësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *