• |
ide | kryesore

Memet për Nanon/ Ç’tha për Ramën, Berishën dhe Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish lideri historik i PS-së ka dhënë një intervistë në Opinion e cila ka shkaktuar një pafundësi reagimesh (shih memet poshtë) pro dhe kundra. Në këtë vendim për të thyer heshtjen në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Fatos Nano ka portretizuar shkurt edhe drejtuesit kryesor të rrugëtimit të tij politik, duke ndryshuar qëndrimin e tij 100% në favor të kryeministrit aktual dhe duke fshikulluar Berishën dhe Metën. Lapsi.al ka përzgjedhur deklaratat që ai dha për të tre…

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar

Për Ramën

Fatos Nano, tha se si kryeministër ka bërë një gabim, me të cilin më parë mburrej: “Kam deleguar shumë pushtet. Tipari im dallues në politikë ka qenë delegimi i pushtetit”. Të njëjtën gjë, tha Nano, po bën edhe kryeministri Rama sot. Por në ndryshim nga ai, Rama ndonëse delegon pushtet, ka një kontroll të rreptë, tha Nano.

“Shoqëria nuk ka qenë kaq e përgatitur për delegim pushteti pa kontrolle rigoroze, sot Rama i bën në mënyrë teknologjike. Dhe Rama delegon pushtet, por i ka në kontroll të rreptë”.

Ndërsa u ndal te kryeministri Rama, Nano u shpreh se posti dhe detyra, e kanë maturuar. Në lidhje me raportin e tyre, ai u shpreh se Rama është ndër të vetmit, që i kërkon këshilla.

“Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit. Detyra e Kryeministrit është e tillë që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimmarrjes së shumicës së njerëzve. I pari dhe i fundit që ma kërkon me dëshirë dhe me pahir është kryeministri i sotëm. Kemi krijuar një raport funksional, politik dhe njerëzor me të cilin shkëmbejmë mendime për gjëra thelbësore. Atij i pëlqen të thotë se ka një avantazh shumë të madh, që ai ka kë të pyes e unë s’kam pasur asnjë”, u shpreh Nano.

Flet Fatos Nano/ Momenti i vështirë si kryeministër kur më lanë vetëm

Për Berishën

Në vitin 1993, Fatos Nano në cilësinë e kryetarit të opozitës në atë kohë nën drejtimin e PS, u arrestua për akuzat e korrupsionit. Ende sot e kësaj dite, Nano fajëson Sali Berishën për burgosjen e tij.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Nano ka akuzuar direkt Berishën duke thënë se është marrë personalisht me burgosjen e tij. Fatos Nano e konsideron Sali Berishën në fillimet e tij si një intelektual kur hyri në politikë, e që më pas u bë politikan, ose siç e konsideron ai “kafshë politike”.

Duke komentuar ngjarjen e 21 Janarit 2011 në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Fatos Nano thotë se pas këtij momenti, Sali Berisha pushoi së qeni edhe politikan.

“Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual. Pra, intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, ai u bë politikan. E them këtë gjë sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri-tjetrit. Janë të rralla rastet kur politikani mbetet aq intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur që nga idea e parë që hodhi vetë deri në realizim, deri në atëherë kur ra shteti në ’97, burgosjen dhe mbajtjen time në burg. Është marrë ‘in persona’ me këtë gjë.

Berisha thotë shumë gjëra për shumë gjëra, përfshirë dhe 21 Janarin, por unë kam të dhënat e kohës, të dhëna nga njerëzit që kanë qenë dëshmitar në zyrën e tij kur ai është marrë ‘in persona’ me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike. Politikanët janë kafshë politike. Dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike.

Në 21 Janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 Janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin dixhital” – tha Nano.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi në facebook i Berishës: ‘Miq, fajin e ka Saliu’, shkruajti ish-kryeministri  duke postuar në krah një video që tregonte se çkish thënë Nano për Ramën.Çfarë thoshte Nano disa vite më parë për Edi Ramën: “E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjell të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. E nxora nga bataku si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut dhe e bëra ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë.

Për Metën 
Ish-kryeministri Fatos Nano nuk i kurseu akuzat për Presidentin Ilir Meta për të cilin tha se është një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Në intervistën në Tv Klan, Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.

“Nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë. Fare. Dhe nuk më mungon. Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time. Unë thashë nga ata që kam mbështetur, nuk është thashë se është bërë vetëm nga mbështetja ime.

Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe.

E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa.

Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’.

Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.

Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.

Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.

Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të 7 mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…” – tha Nano.

PDy jane me pare edhe presidenti Meta foli ne Opinion per raportet e tij me Nanon: “Unë mendoj, që nëse ai do të kishte pasur më shumë vullnet dhe do të kishte dashur t’i dëgjonte të vërtetat më shumë, padyshim, që do të kishte pasur një kontribut shumë herë më të madh në historinë e vendit. Shqipëria sot do të ishte në një situatë krejt tjetër, në raport të paktën me Bashkimin Europian. Është i padiskutueshëm roli i tij në hapjen e Partisë Socialiste në vitet e para…!

Edhe në qëndresën që ka mbajtur gjatë periudhës të burgut politik, edhe me mbrapa ka bërë përpjekje pozitive për të ndihmuar në zgjidhjet politike, kanë qenë vitet të vështira. Por, mendoj që në vitin 2004 dhe në vitin 2005, u dha tërësisht mbas pushtetit dhe ky besoj ishte gabimi i tij kryesor”

©Lapsi.al

Peut être une image de texte



36 Comments

  1. Ai i Energjise ishte ANDIS HARASANI , drejtori qe Tosi i vuri KESH-it dhe qe tenderat i hodhi ne xhep. Justifikimi i pasurise ishte : fitova para ne kazino dhe investova ne tregun financiar…Nga shembuj t epare te abuzivizmit te pafytyre me ndermarrje publike nderkohe qe vendi ishte pa drita!

    1. Nëse duam të njihemi me portretet e politikanëve të majtë apo të djathtë shqiptarë, pas rrëzimit të sistemit diktatorial enverist, nuk ka nevojë tju referohemi mediave sallake shqiptare po thjesht të plikojmë në Google në Wikipedia për tu njohur me CV personale të tyre në gjuhën gjermanisht.
      Në përshkrimin e jetës së tyre do të gjejmë informacione të plota se kush ka qenë pedagogu i institutit të marksizëm leninizimt Fatos Nano e kush ka qenë “sportisti, apo artisti” Edi Rama, që të dy shefa të ish Partisë së Punës që ndroi vetëm emrin në Parti socialiste.
      Aty kemi përshkrimin e karrierës politike, por për fat të keq nuk kemi përshkrimin e jetës së tyre personale, që është një tregues i kjartë i nivelit të formimit moral.
      Nëse lexon në Wikipedia jetëshkrimin e Berishës e të Bashës, janë në kontrast të madh si në kontributin politik, ashtu edhe ate moral .
      Dijmë se çfarë roli kanë luajtur në diktaturë prinëdrit e Nanos e të Ramës si funksionarë të lartë të institucioneve të diktaturës, e dijmë se prindërit e Berishës e të Bashës kanë qenë qytetarë të thjeshtë që nuk i kanë bërë keq askujt.
      Në jetën personale, pa llogaritur veprat korruptive, si Nano, edhe Rama janë në të njëjtat ujëra të qelbura..
      Nano pasi është akuzuar se në një aksident automobilistik ka vrarë një grua, krim që ju mbulua nga drejtësia, ka ndarë pas 20 vitesh martesë gruan e parë e është martuar me një grua shumë më të re , e përfolur si agjente greke.
      Rama ndërkaq është rekordmeni i politikanëve jo vetëm shqiptarë, në ndarjen e grave e sjelljeve harbute me ta.
      Është një histori e njohur drama e gruas së tij të parë që përfundoi nga një aktore e bukur dhe e talentuar, si paciente e spitaleve të sëmundjeve mendore.
      Ndërkaq, si Berisha, ashtu edhe Basha, që të dy kanë krijuar e vazhdojnë të bashkëjetojnë në një familje të rregullt normale.
      Edhe Meta, me gjithë dritë hijet e tij në qëndrimet politike, për hirë të së vërtetës i është përmambajtur moralit të pastër tradicional shqiptar në raport me familjen, por edhe qëndrimit patriotik, krejtë ndryshe nga dy liderët e tjerë “socialistë”

  2. Intervista e djeshme e Fatos Nanos ka qenë një tërmet i vërtetë.

    Aq sa PD-LSI e kanë rishpallur sërish armik dhe i janë sulur sikur ai është e keqja më e madhe e këtij vendi, edhe pse është larguar që prej 2005-s nga politika, ndryshe nga këta, që vazhdojnë e kërkojnë pushtet.

    1. Oh ty te qifsha robte ohh dobici i kuq paemer po kur na eshte rru kari ndonjehere ne per nanon dhe kush e ka bo nanon bastard

      1. O kokeloqe, sa ishte sekretari i Partise se Punes SRB-i ne pushtet, ti vazhdoje te shikoje elektrik blu dhe blije video porno dhe i bie me dore duke thirrur rrofte SRB-i. Sepse vetem TVSH-ne lejoi. Dhe gazetaret i rrahu , dogji dhe dhunoi.
        Vetem kur ne pushtet erdhi liberal demokrati Fatos Nano, u lejuan televizionet private dhe media e lire.
        I bije me dore para televizorit dhe nderroje stacion sa here te doje, o sperme e prishur, spiun e bir spiuni.

    2. Këto “tërmetet” e soc-komunistëve nuk paskan të mbaruar për Shqipërinë.
      E filluan me brigadat partizane që në Luftën e dytë botërore kur i ndihmuan serbët të vrasin rreth 4000 djem të rij të pa armatorur , shqiptarë të ish Jugosllavisë e vazhdojnë akoma edhe në ditët tona në bashkëpunim me mafien e trafikut të drogës.

  3. Fakti që Fatos Nano sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe jo Lulzim Bashën, nuk duhet të përbënte shqetësim për opozitën, pasi ata thonë kemi Lulin kandidat për kryeministër. Ai nuk tha asgjë të keqe për Bashën e në këtë aspekt, as kishte pse ngjallte kaq histeri opozitare.

    Arsyeja reale është se intervista e Fatos Nanos provoi se kush është opozita reale, kush po tenton të vijë në pushtet dhe pse opozita nuk e fsheh dot të shkuarën e saj kriminale.

    Për herë të parë në historinë e tij Fatos Nano i ka bërë Sali Berishës sulmin më të strukturuar nga pikëpamja intelektuale, politike dhe njerëzore. I ka kujtuar se prej sa erdhi në pushtet në vitin 1992, vdiq si intelektual dhe u kthye në një përndjekës ordiner i rivalit politik, duke u kujdesur për çdo detaj për arrestimin e tij, burgosjen, persekutimin, linçimin, deri tek dramat familjare.

    1. Bah se e thelle paska qene kjo pune e?:) Ik mer rrot kari rilinds i kamuflum. Erdhi leshoi ca jarge per propaganden tuaj o ribqira.

    1. O “Toni”, Bushati eshte nder te rrallet gazetare te pavarur ne Shqiperi. Eshte vertet profesionist. Respekte

  4. Përse tani Nano.Përse foli duke sulmuar të tjerët për horlliqet e tij.Çfar për Ramën?Asgjë.Ça kishte thënë kohë më parë?Të gjithë të këqiat.Një hall i madh e ka zënë.Për para??Mundet.Por besoj se mund të jenë më të thella gjërat.Si trashigmtarë të një klike vrasësish kthyer në një organizatë kriminale mafioze duhet të jetë shtyrë dhe nga ata të bëjë një veprim të tillë.

  5. Ja qe censura eshte e rrepte ne Shqiperi.
    Dhe nje nga ata qe censuroni, jeni dhe ju te KALEMIT.
    Se per Berishen , Nano tha: – Deri para 21 janarit, Berisha ishte kafshe politike. Pas 21 janarit mbeti vetem kafshe.
    Po keshtu keni censuruar dhe thenien per Meten.
    Njeriu me shtate cilesite me negative qe i ka djalli. Etj.etj.
    Ju zgjoi Tosi, se ju kish zene gjumi.
    Kur te lexohen cfare kane shkruar per Sali Berishen, pas 30 apo 50 vjetesh, njerezit qe do te lindin atehere, do te thone:- Paska qene vertet kafshe.
    Sepse jane shkrojtur shume libra….

  6. Eh sa ushqim ka pregatitur Nano me jarget e tij ,te perbera me mbetje toksike nga llojet e alkolit qe ka rrufitur ,per keta sufllaqexhinjte ripjerdhjes vazhdoni dhe hani sa me shume sufllaqe o kermat e ripjerdhjes

  7. Oh ty te qifsha robte ohh dobici i kuq paemer po kur na eshte rru kari ndonjehere ne per nanon dhe kush e ka bo nanon bastard

  8. Edhe Saliu foli ne opinion dhe na doli qe dikush nga demonstrata desh te na vriste Salihin.
    Foli Meta dhe na shqepi ne rrena,na tregonte se si lahet suma ne Jale.
    Foli dhe Nano qe bente pirueta,por ama i shkundi te gjithe.Pse kjo frike kur eshte nje sharlatan?
    Nano ndoshta per here te pare ne jete e percaktoi shume mire vrases Berishen dhe hajdut matrapazin Meta.

    1. Po pra, dhe Edi Ramen e beri liderin me te mire ne bote. A ju jeni ftof ne tajare.Ik mer qen kazanash rilinds.

  9. Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin.

    Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirënjohjen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?”

    A nuk i ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë?

    Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?

    Mos u çudisni.

    Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndëron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët.

    Banaliteti dhe kurvëria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit,

  10. O komunista, o ju qe qini grate e njeri tjetrit per te miren e partise. O ju ngecte ne fyt. O letyrat e qelbistanit. E bukur Shqiperia si E beri zoti, e ndyre si e beri njeriu zgjyre arixhi. Ju dalte shpirti nga bytha. Do turperoheni me gojen tuaj.

    1. Mire ja bone. Sali sekretari dhe Like floriri jane ata qe do e shpetojne Shqiperine. Kush nuk e shikon eshte komunist.

    2. Shiko se mos te qine ty motren edhe gruan apo ndonje bukuroshe qe ke ne shpi nga mosha 16-50-vjec, bytheqire mashkull, qe kur su pelqene mendimi tjetrit shane pa pike turpi . ordinera

  11. Nanon se beson as socialistet e tepelenes e jo me njeri tje ai mori rrogen e kumarit e iku prit intervisten tjeter do thot gramos jazek te qoft qe qive rexhinen

  12. Ekonomia ne krize totale dhe varferia mbreterion kudo. Borxhi Publik te 90% me i larti ne 30 vite!
    Keto synohen te mbulohem me…Nano tha per ato, tha per ate. Ky thote per kete, ai tha per ata…
    (aq sa mbulohet minarja ne thes te shqyer)

  13. Ketij zotnise duhet ti themi faleminderit qe na e la si dhurate Ramen.Per ata qe jane te vegjel dhe nuk e kane kapur ate kohe, zotnia u fut ne burg sepse vodhi ndihmat e Karitasit pas 90 kur u thye sistemi e ne skishim buke te hanim,ndihmat ishin ushqimet baze vaj,oriz, miell etj,nuk i erdhi zor fare edhe ato i krefi dhe tani del e thote ishte burg politik.Edhe nje merite tjeter ka zotnia qe mesoi te gjithe plerat e PS si vidhet dhe instaloi korrupsioni ne vend.

  14. Erdhi ,erdhi perseri
    ka lyer leshte te duket i ri
    ike tutje o i zgjebosur –
    me ato sy te shurrosur

    pse nuk fole deri dje
    ti more tru palle
    por del tani ne ekran
    del porsi nje -gerdalle-

    te hodhi ndonje kocke drogaxhiu
    dhe ke filluar per ta lepire
    ike tutje o kumarxhi
    se per ty eshte me mire

    kete radhe e shkretove
    i u perule atij -me thonj pa prere-
    nuk ka gje se e pergojove
    se ini nga ai mut qe mbani ere.

    gjithe popoulli u njohu mire
    pervec njerzeve -mavinj-
    ini njerez pa familje
    ini njerez shpirt -zinj-.

  15. Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

    Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

    Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.

    I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.Dy kambere të ngelur ne nje dere,apo jo o miu i haleve të salihut e likes ne Lalez,bravo per zbatimin e urdherit të salihut i keni Qire fort motrat nenat vajzat tuaja per te shtuar rracen e qelbur të shpellkareve qe salihu cecen ju do fort

  16. Si njeri i dal nga politika u kethye nje i shitur keq per 5 pare .Ich kryeminister nuk foli per borxhin qe rama e ka rrit me 30% . Nuk foli per Emigraimin masiv te rinis , nuk foli nje fjal per hapjen e negociatave qe 8 vjet qe nuk beri asgje ,nuk foli per PPP

    1. …sepse shpreson qe Rama ta beje President! Qe ti laje borxhin pastaj e te thote “E ri-solla edhe une Nanon nga jashte flokngjyrosur sic me solli ai ketu thonj paprere”

  17. I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit.
    I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër. I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij. I dyti shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i pari e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi.Dy kambere per tu Qire ne nje dere,kjo dere pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *