• |
ide | kryesore

PD rrëzon propagandën e qeverisë për qendrat shëndetësore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Liljana Shyqyriu ka publikuar një video që rrëzon propagandën rilindase mbi rehabilitimin e qendrave shëndetësore.

Në video paraqitet ambulance e reahabilituar nga Rilindja në vitin 2019, por që sot është degraduar në një godinë ku mbizotëron lagështia.

‘Ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga ekspertët e opozitës programi i ndryshimit që është pretenduar nga rilindja në fakt është vetëm një program bojatisje. Ambulanca Bathore Nr 1 e provon më së miri këtë fakt. Mjaftoj vetëm pak shi që qendra e cila është propoganduar si një nga sukseset e Rilindjes, sot paraqitet me një situatë komplet ndryshe. Shiu e ka kthyer këtë Qendrën Shendetësore në një Institucion ku nuk mund të jepet shërbim shendetësor.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar prej kohësh që rilindjes do ti dilte boja dhe kjo qendër shendetësore e provon më së mirë këtë situatë.’



1 Comment

  1. Skavica dhe gazi në Vlorë/ Ja planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri,hajde shikoje ndryshimin e ambulances ne rajonin nr 2 ta kuptosh cfare do të thote ndryshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *