• |
ide | kryesore

Video/ Fanella e Vangjelit pas golit ndaj Skënderbeut: Tirana e Seferi bëjnë dy radhazi

-Instant, Sport, Video



Një tjetër fitore, këtë herë ndaj Skënderbeut dhe dedikimi prekës për Kristi Vangjelin, lojtarin korcar të bardhebluve tërhequr nga fusha për shkak të humbjes së të vëllait. Shehi merr suksesin e dytë radhazi, që kur është ulur në pankinën kryeqytetase e Seferi shënoin golin e dytë radhazi në kampionat, pas atij në Fier kundër Apolonisë.

Debutim me humbje për trajnerin Migen Memelli, në stolin e skuadrës korçare, përballë kampionëve të Superiores, i mundur 2-0 nga Tirana në “Selman Stërmasi”. Seferi në minutën e 10-të dhe Hoxhallari në të 18-tën, i siguruan 3 pikë të arta bardhebluve, që ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke hedhur vështrimin nga vendet e para: “Ne nuk duhet të mendojmë për vendin e parë në fillim – shpjegoi Shehi -. Duhet të mendojmë për atë që kemi më afër tani. Kemi menduar që lojtarët që janë rikthye nga dëmtimet t’i aktivizojmë pak nga pak, për t’i afruar me grupin. Duan pak kohë. Gradualisht edhe ata të marrin formën dhe minutat e duhura, pasi janë shumë të rëndësishëm për ne”.

“Nuk jemi munduar të mbrohemi që të mos pësojmë gol – vazhdoi tekniku bardheblu -. Duhet të jemi të sigurt në fazën kur kemi topin. Nëse e mban kundërshtari topin, bëhet me e vështirë për ne. Më vjen mirë që Seferi ia doli të shënojë përsëri dhe ka vazhdimësi, por e rëndësishme është që skuadra ka ekuilibër”. Skënderbeu me këtë humbje është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 12 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *