• |
ide | kryesore

Bloomberg: Koronavirusi do zhduket pas 7 vitesh

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Sipas një kalkulimi të Bloomberg, nëse shpërndarja e vaksinave kundër coronavirusit vazhdon më ketë tempo, atëherë do të nevojiten edhe shtatë vite që pandemia e COVID-19 të zhduket në mbarë botën.

Bloomberg që zotohet se ka ndërtuar bazën më të mëdha të dhënave të COVID-19, ka bërë një përllogaritje ku thuhet se duhet afro një dekadë që të arrihet imuniteti kolektiv – e me tempon aktuale të shpërndarjes së vaksinave do të duheshin deri në shtatë vite, transmeton Telegrafi.

Dr. Anthony Fauci ka bërë të ditur se 70-85 për qind e popullatës duhet të vaksinohen nëse kërkohet arritja e imunitetit kolektiv – e në SHBA pritet që ky objektiv të arrihet në fund të vitit të ardhshëm.

Më shumë se 119 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë deri më tani në mbarë botën, kryesisht nëpër vende të pasura.

Për shembull në Izrael deri në pranverë pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës, por në Portugali do të duhej të kalonin deri në katër vite – për faktin se tempoja e shpërndarjes së vaksinës është shumë e ngadaltë.



1 Comment

  1. Tempo… Keni përkthyer të gjithë e aty Google translate se ka përkthyer dot…. Të kishit marrë pak Tempo per ta lexuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *