• |
ide | kryesore

“Vijnë përgjatë shkurtit”/Maqedonia firmos marrëveshjen për vaksinën e Kinës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”. Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në vendin fqinj gjatë muajit shkurt.

“Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Filipçe tha se nuk ka rëndësi të madhe lloji ose vendi i prodhimit të vaksinës kundër Covid-19, por që  me rëndësi për është që të sigurohet vazhdimësi e imunizimit, respektivisht mos të ketë ndërprerje të procesit të imunizimit në vend.



4 Comments

  1. ne si marrim se kina dhe rusia ns e kane me te futur ????
    dhe pastaj hapet bythesh lideri global qe rajoni ska ,smerr,sben ,sdi etj ..
    maqedonia i doli zot vetes ,mori nje numer te konsiderueshem dozash ne raport me ne qe akoma lypim…

  2. Ehe se le Bideni të dredhë bishtin o me ne ose me ata.Dhe si dredharak to bëjë si i thotë Ai.Pastaj e bën person non grata dhe ku ta shofi prapë krietari inë New Yorkun!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *