• |
ide | kryesore

Shqiptarët përfitojnë 61 milionë euro për vitin 2020

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pandemia e Covid 19 dhe tërmetet e 2019-ës kanë rritur dëmet e paguara të kompanive të sigurimit në vend. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi të Autoritetit tëMbikqyrjes Financiare për vitin 2020, kompanitë esigurimeve në Shqipëri kanë paguar 61 milionë euro dëme, shifër kjo e lartë referuar tregut të vogël tësigurimeve në vend, ku për vitin 2020 primet bruto kapën shifrën rreth 1 miliardë lekë dhe penetrimi i sigurimeve është 35 euro për banor.

Krahasuar me vitin 2019 vlera e dëmeve të paguara ështërritur me 18.55%. Rritje kjo e ndikuar kryesisht nga dëmet e ardhura si pasojë e dy tërmeteve të vitit 2019, pagesa e të cilave u shtri përgjatë vitit 2020, si dhe pandemia e Covid-19 që ka ndikuar kryesisht në uljen e primeve të sigurimeve të aksidenteve dhe shëndetit.

Nga të dhënat e AMF rezulton që kompania e cila ka paguar më tepër dëme në sigurimet e jetës është SigalUniqa Group Austria, me 55.68% të tregut ose 143 milionë lekë.

Në krahasim me vitin 2019, Sigal Uniqa Group Austria ka shënuar një rritje të pagesës së dëmeve në këtë klasësigurimi me 8.21%.

Kompania Sigal renditet si kompania më e madhe nëShqipëri, që prej vitit 2001, për pasojë duke patur edhe pjesën më të madhe të tregut paguan edhe dëmet më tëmëdha çdo vit.

Kjo kompani është e vetmja në Shqipëri e cila primet mëtë mëdha të aktivitetit të saj i grumbullon nga sigurimet vullnetare, rreth 60%, ndërsa pothuaj të gjitha kompanitëe tjera mbahen kryesisht nga sigurimet e detyrueshme.

Pandemia e Covid 19 ka ndikuar edhe tek sigurimet eaksidenteve dhe shëndetit, ku vihet një ulje e primeve tësigurimeve në këtë sektor me rreth 132 milionë lekëkrahasuar me vitin 2019.

Sa i përket dëmeve në sigurimet e shëndetit, sërish Sigal Uniqa Group Austria ka paguar pjesën më të madhe tëdëmeve të gjithë tregut me 46.40% ose e konvertuar nëvlerë rezulton në mbi 230 milionë lekë.

Edhe për vitin 2020, tregu i sigurimeve vazhdoi tëudhëhiqet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 92.93% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ku sigurisht pjesën më të madhe e zunë sigurimet motorike.

Në Shqipëri përllogariten të qarkullojnë rreth 580 mijëautomjete, prej të cilave rreth 402 mijë rezultojnë që kanëkryer procedurat e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave, për pasojë janë pajisur edhe me siguracionin e detyrueshëm, ndërsa rreth 178 mijë automjete nuk janë tësiguruar dhe as nuk kanë kryer kontroll teknik dhe nuk kanë paguar taksat



1 Comment

  1. Sa kane qene primet e sigurimit te paguara, do na e thote AMF, apo e ka paguar Ponari per te nxjerre keto shifra idiote per te akuzuar ata varrfanjake qe nuk paguajne dot primet qe Rama i ka vendosur me detyrim dhe i ka rritur per te dhjamur sigurimet e oligarkeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *