• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e prillit/ Çfarë premton Basha për turizmin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kuadrin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha prezantoi sot planin e PD për turizmin.

Basha u angazhua të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%.

Rritja e punësimit përmes turizmit është një tjetër premtim i Bashës, i cili tha se zotohet për rritje nga 40.000 në 80.000 vende pune.

“Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:

Bregdetare
Malore
Rurale
Kulturore

Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë.

Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë.

Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!”, u shpreh Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *