• |
ide | kryesore

Kosovë/ 344 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, humbin jetën 2 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se kanë zbuluar 344 persona të infektuar të rinj me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)” , thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të enjten janë shëruar 230 persona, ndërsa raste aktive janë 7,008.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 63.433 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 1,534 pacientë kanë vdekur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *