Situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë tepër shqetësuese, por fatmirësisht reshjet e shiut janë ndërprerë. Bashkia në bazë të vlerësimit të situatës bën me dije se gjatë natës gjendja është përkeqësuar.
Në Njësinë Administrative Dajç hidrometri tregon një rritje prej 11 cm. Ndërkohë të paktën 9 banesa janë nën pushtetin e ujit. 131 banesa kanë prezencë uji në oborre. Ndërkohë, bashkia Shkodër kërkon ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
presim te kalohet rekordi i Berishes pres 14.000 hektaresh e kush Shkodra konsiderohej si Venecia