• |
ide | kryesore

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës fiton gjyqin/ E vërteta e hashashit në Itali

-Instant, Të fundit

Gjykata e Tiranës mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” duke i dhene të drejtë.

Kryetari i zgjedhur dha dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, pasi u akuzua për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.


Sipas gjykates, ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.

Valdrin Pjetri pretendon sot se e verteta e tij është shume larg akuzave te ngritura ndaj tij.

“Isha 19 vjeç, ndiqja studimet e larta ne Firence, ku dy shoket e mi student ndalohen nga policia italiane. Oficeri i policise gjyqesore i shpjegon gjyqtarit qe nuk kishim asgje kunder Valdrin Pjetrit, shkuam per te bëre nje kontroll banesë me shokun e Valdrinit dhe Valdrini eshte paraqitur me vullnetin e lire dhe te plote per te pare cfare po u ndodhte shokeve te vet. Behet fjale per nje sasi 2 gram neto apo gjysem cigare hashash e gjetur ne apartamentin ku ne jetonim. Unë s’kisha dijeni jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”, thote Pjetri per TV Klan.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

“Ne vendosem ti besonim ofertes se avokates per te pranuar dicka qe s’ishte e jona por ama ne kembim do dilnim per 30 minuta dhe pa pasoja ligjore”.

Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte ne ministrin e financave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u more parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali. këtë procedim.

“E njejta gjykate deklaron Valdrin Pjetri te rehabilituar nga pasojat juridike te vendimit te mehershem. Pra ky fakt çben cdo gje”.

Pas kësaj sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.

“Sa here merrja deshmi penaliteti qofte ne Prokurori qofte ne gjykate dilte e paster”.

Rrëfimi i tij vjen ne nje moment qe presidenti Ilir Meta ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Pjetri thote se kërkon një shans të dytë per rikandidim..

“Pse jo do e kerkoj nje mundesi te dyte por nuk eshte me ne doren time”./ Tv Klan

9 Comments

  1. Doni me per belulin?
    Doni me per vetingun?
    Beni çfare te doni jashte se edhe po u denuat ju nxjerr te pafajshem drejtesia jone e kurves

  2. Ne kete vend do te ishte jo normale sikur ky te mos fitonte gjyqin. I gjithe soji i tij dalin te pafajshem, ndersa nese tejkalon shpejtesine me makine dergohesh ne SPAK!!!
    Nuk e di Kimetja a ka ndonje koment per “drejtesine” e reformen qe propogandon me Paulinin, liderin tone global.

  3. Sa turp . Ky del i pafajshem ne nje proces ku me pare ka pranuar fajsine . Hajde drejtesi hajde . Jemi vend i çudirave .
    Sa turp sa turp sa turp .

  4. Ore Arb ( arab), dhe ju trushplaret e tjere qe keni komentuar ketu .
    Lexojeni dhe nje here se per cfare eshte bere gjyqi.
    Ku personi , e ka pranuar boterisht ate qe ka ndodhur ne Itali dhe ka sqaruar me detaje kush ishte roli it ij ne ate histori. ( ketu nuk ka nevoje per gjyq.)
    Ceshtja eshte , a duhet ta deklaronte kete gje ne formularin e dekriminalizimit .
    Ai pretendonte qe ne vendimi i gjykates italjane ishte shprehur ne menyre explicite qe ky ‘ incident ‘ nuk do te kishte asnje pasoje juridike penale per personin e akuzuar”’ .
    Gjykata sot i dha te drejte. Kaq e thjeshte eshte.
    ”””” Isha 19 vjeç, ndiqja studimet e larta ne Firence, ku dy shoket e mi student ndalohen nga policia italiane. Oficeri i policise gjyqesore i shpjegon gjyqtarit qe nuk kishim asgje kunder Valdrin Pjetrit, shkuam per te bëre nje kontroll banesë me shokun e Valdrinit dhe Valdrini eshte paraqitur me vullnetin e lire dhe te plote per te pare cfare po u ndodhte shokeve te vet. Behet fjale per nje sasi 2 gram neto apo gjysem cigare hashash e gjetur ne apartamentin ku ne jetonim. Unë s’kisha dijeni jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”, ””’

    1. O varikarist qe ke marre ne mbrojtje Pjetrin, nuk eshte thene qe eshte mare me mall askund por qe nuk e ka deklaruar, pra qe ne akt publik ka deklaruar qe nuk ka patur anje denim pra ka dekaruar fals ne akt publik. Gomeret jane shume me te nderuar se patronazhistet e militantet si ti

  5. Po ti myderiz je , un e di qe hoxha ne minare nuk ngjitet pa pare, zotrote mer mundimin te shpjegosh ngjarjen fill e per pe nji te panjohuri komentues sic je dhe vet ,zot na ruaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu