• |
ide | kryesore

Valdin Pjetri rikthehet si ekspert pronash: Kadastrat ku ka më shumë probleme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Valdrin Pjetri, i ftuar në një emision në “MCN” foli për Kadastrën dhe risitë që do të sjellë digjitalizimi. Ai, si një ish-drejtues Kadastre tha se digjitalizimi dhe përfshirja e portalit “e Albania” ka shkurtuar kostot dhe efikasitetin për qytetarët.

Pjetri tregoi po ashtu dhe qytetet që kanë pasur më së shumti problematika në regjistrimet e pronësisë dhe që janë të predispozuara sipas tij që të ketë shkallë më të lartë korrupsioni.

“Më parë qytetari duet të takonte punonjësin e zyrave të shtetit, të sillte dokumentet fizikisht, ti sillte fizikisht. Tashmë me krijimin e E Albania qytetari nuk shkon më fizikisht, por mjafton një aplikim dhe aty le gjurmë. Kjo kërkesë, adresohet punonjësit të ASHK dhe më pas në zyrat e ASHK dokumentohet informacioni dhe përgjigja sillet nëpërmjet e-Albania.

Qëllimi ishte të largohej kontakti fizik i qytetarit me punonjësin e shtetit. Në shumë raste është konstatuar se kjo nxit korrupsionin. Kur nuk është ky kontakt, punonjësi i shtetit është i detyruar që atë që ka kërkuar qytetari ta përpunojë.

Punonjësi i ASHK që nuk përcakton afatet e parashikuara, atëherë është në shkelje. Kur qytetari aplikon atëherë le gjurmë. Aty duket qartë se shërbimi i ofruar ka qenë brenda afateve apo… Kur ka dalje nga afatet është problem. E-Albania lehtëson shumë ndërveprimin. Dokumenti i dhënë ka firmë elektronike dhe i jep vlefshmërinë juridike”, – tha Pjetri.

Ai tregoi qytetet që kanë pasur problematikat më të larta.

“Kadastrat apo zyrat që janë në zonat që kanë interesa më të mëdha, si Durrës, Vlorë, Shëngjin janë të bazuara në shumë interesa. Atje ka tendencë për abuzime, ndaj dhe vëmendja ka qenë te zyrat e problemit. Kadastra e Vlorës ka hasur problematikën e regjistrimit fillestar. Kjo ndihmon edhe investitorët”.

Digjitalizimi është e ardhmja sipas Pjetrit dhe ai theksoi se duhet punuar dhe shkuar gjithnjë në këtë drejtim.

“Shqipëria është rritur në klasifikim në shërbimet e ofruara online. Duhet shkuar drejt shërbimeve online. Kjo është më e mira, ka problematikat e veta. Online shkon paralel dhe një arkivë digjitale. Institucionet duhet të kalojnë në digjitalizim.

Ka miliona dokumente, këto janë në arkivat tona. Duke i kaluar edhe në format digjital ia shtojmë sigurinë juridike, jetëzgjatjen”, – u shpreh ai.

Valdrin Pjetri i fitoi zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës në 30 qershor 2019, por nuk e mori mandatin për shkak të problemeve me dekriminalizimin. Pas marrjes së pafajësisë ai i është rikthyer jetës publike.



6 Comments

  1. E gjitha eshte nje fallsitet. Kadastra eshte padyshim institucioni me i korruptuar ne Shqiperi.
    Ajo eshte kthyer ne biznesin me fitimprures per zhepat e punonjesve nga me i thjeshti deri
    tek kreu i saje e me lart. Eshte e vertete se qytetari nuk ka kontakt me zyrtarin, por eshte
    po aq e vertete aqe ka nje lukuni sekseresh qe [punojne per zyrtaret dhe jane keta seksere
    qe bejne pazaret, marrin eurot se nuk i pranojne me leke, minimumi per legalizimet qe
    nuk kane asnje problem apo shkelje eshte 5000 euro per nje legalizim. Fitimet llogarisni
    vete, jane miliarda euro, qe i ngopin te gjithe nga i pari tek i fundit. Kjo eshte e vertete
    si drita e diellit. Te pakten mos te na lodhin me propogande bajate dizhitalizimi.

  2. Valdrin mos kujto se mileti ha bar. Kadastra eshte cope dhe nje nga institucionet me te korruptuar ne vend. Jo me kot ti karuc i vogel bere gjithe ate hotel. Apo do me thuash qe e bere me djersen e bythes. Mos dil me ne tv se le name. Tu fal bashkia Shkoder dhe e humbe dhe a e di pse? Ngaqe je katunar karit. Po kur deshe te rikandidosh???😂😂😂😂 totalisht sumçe.

  3. Në konfidencë, dëshmitarët e atij takimi treguan fjalët që Berisha dhe Alibeaj shkëmbyen:

    “Sali Berisha: Enkelejd, ti e di që unë e ka problem cigaren.

    Enkelejd Alibeaj: Doktor, e di, por nuk e fik”.

  4. Përfshirja e portalit “e Albania” ka shkurtuar kostot dhe efikasitetin për qytetarët- thote ky kari
    Po si ka mundesi qe eshte shtuar abuzimi nga ju dhe eshte dyfishuar numri i punonjesve?
    Nuk rri qeni pa hong mut edhe sikur ti vesh nje derr perpara , do shkoj ne fis .Keshtu jeni edhe ju o fisqira te pangopur. Vetem burgu dhe druja boj fajde me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *