• |
ide | kryesore

Meta i hap rrugë zgjedhjeve të pjesshme vendore/ Cilat janë bashkitë pa kryetarë (ARSYET)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Cilat janë bashkitë që prej 30 qershorit, që nuk e kanë një kryetar në krye të institucionit vendor, për të cilat Ilir Meta do t’i hapë rrugë zgjedhjeve?

Në Bashkinë e Shkodrës, ligji i dekriminalizimi i kushtoi postin Valdrin Pjetrit, i cili ndoqi rrugën gjyqësore, ku me vendim të gjykatës të Tiranës doli i pastër në përfundim të hetimeve. Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Voltana Ademi.


Dekriminalizimi, la gjithashtu pa kryetar edhe bashkinë e Vorës. Agim Kajmaku i dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, u akuzua për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Durrësi, një ndër qarqet e mëdha në vend, është pa titullar në krye të bashkisë. Kujtojmë se kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, la bashkinë e Dibrës pa kryetar. Dionis Ymeri garoi në listat e PS, për një mandat deputeti, ndonëse nuk arriti të sigurojë një karrige në parlament.

Sakaq arrestimi nën akuzën e korrupsionit e pabarazisë në tendera, i Fatos Tushes, ka lënë pa kryetar edhe Bashkinë e Lushnjës. Kujtojmë se Tushe u shkarkua me vendim të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të tij.

Presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se i është drejtuar përmes një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkon informacion në bashkitë që janë pa kryetar, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ndonëse shprehu rezerva për vendimin e Kushtetueses, Meta tha se këto bashki nuk mund të mbeten pa kryetar, duke njoftuar kështu nisjen e procesit për zhvillimin e zgjedhjeve.

1 Comment

  1. Amerika shef bythen e vet ne gjeostrategji shqiptaret poshte nuk i hyne ne verr te bythes klanet politike i perpunon dhe mbeshtet sipas qejfit, popull kot qe ben vetem hije, ……,moral shet vetem kurva sepse nuk e ka ate i nevojitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu