• |
ide | kryesore

Arrestimet e SPAK, sot njihen me masën e sigurisë gjyqtarja dhe të arrestuarit e tjerë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraditen e të shtunës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabakun dhe të arrestuarit e tjerë, do të dalin para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

SPAK, bazuar në përgjimet dhe vëzhgimet ambientale thotë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku i cili takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.

Por arrestimet e bujshme të dy ditëve më parë me urdhër të SPAK-ut, duket se janë vetëm maja e ajsbergut.

Gjithçka nisi për të zbuluar korrupsionin në drejtësi, por duket se tentakulat kanë mbërthyer çdo institucion shtetëror.

Përgjimet për të dokumentuar ryshfetin që kalonte sa në një dorë në tjetrën, për të liruar me kusht të dënuarit, nxorën në sipërfaqe korrupsionin në spitale, në burgje, kudo ku kërkohej një shërbim.

Me pak fjalë, kushdo që kërkonte kryerjen e një shërbimi të caktuar, duhej të paguante.

Këtë mund ta ketë provuar secili nga ne dhe e kemi komentuar e “pranuar” si zgjidhje për çdo “hall”.

Por kur SPAK-u zbuloi me zë e figurë se si korruptohen gjyqtarë, sekretare gjykatash, avokatë, mjekë ligjorë, madje edhe shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti, përmasat e korrupsionit bëhen më të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *