• |
ide | kryesore

Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare prej motit të keq

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se prej orës 8 të darkës nuk do të lejohet asnjë automjet i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Balluku thotë se automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse pasi bllokojnë borëpastrueset.

Po ashtu deri të hënën në mëngjes automjetete të tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.

”Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën enjë moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.
Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës.
Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete.
Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare.”-tha Balluku.



7 Comments

  1. He mor cuna, e shikoni Rilindjen. Ne krye te puneve. Se merreni me darken e Dubait. O bela, ti e di sa sakrifikon per kete pune.
    Ik tani se e bere shown. Ik nja 1 jave ne Dubai.

  2. Papapa ca propagande bajate qe beni mer Balluke. Bravo, na e mbushe mendjen, po punon shume, ke dale nga shtepia, je ne terren, po than se ftohti dhe gjithe kjo sakrifice per nje intervsite 1 minuteshe per IMAZH/PROPAGANDE vetem. Tani pas kesaj video rrezik ja ke fut noj fluturin per biftek ke Nusreti, per “pune” e per te miren e atdheut:)

    Ore po leje punen te flase vete e te tregoje rezultatet. Pastaj, ska nje drejtor rrugesh rajonal qe te dale te beje nje njoftim ne rruge por duhet ti prishen baluket Ballukes ne fortune?:)

  3. Ne vend qe te pastrohen rruget, kjo sherbetorja e krimit kerkon qe te ndalohet qarkullimi i automjeteve te tonazhit te rende ne akset kombetare. Turp per qeverine shqiptare!

  4. He de me te lumte keshtu ju do partia. Sa me shume t, ja lepini bythen me mut oligarkeve kaq me shume ju do partia.
    Futini dhe nja dy fjale per tunelin si galeri minierash te sheshi shqiponja ku njerezit shkerdhehen nga rraskapitja dhe mema parti ju vlereson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *