• |
ide | kryesore

Basha takon prodhuesit shqiptarë: Do të bëjmë reformë tërësore të inspektoriateve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Korrupsioni ka qënë një nga temat që ka prekur sot Lulzim Basha, kandidati për kryeministër i Opozitës së Bashkuar në takimin me prodhuesit shqiptarë. Në Programin e PD “Shqipëria fiton” është edhe reforma tërësore e inspektoriateve.

“Bashkërisht kemi diskutuar edhe kur kam qenë në ambientete tuaja, – tha Basha, – kam parë se si inspektoriatet janë kthyer në një gangrenë e cila vetëm merr kohë, energji, krijon stres dhe është një burim i pashtershëm ryshfeti që rëndon xhepat tuaja dhe pastaj natyrisht edhe në xhepat e atyre që ju punësoni dhe në kurrizin tuaj, në shumicën e shqiptarëve dhe lulëzon pra një nivel korrupsioni i cili sipas të gjitha të dhënave që kemi parë ka shkuar nga viti në vit lart e më lart.

Një faturë korrupsioni që po të shohim vetëm konstatimet e KLSH-së shkon 7.2 miliardë euro për këtë periudhë 7-vjeçare, 7 vjet e gjysmë.

Ndoshta qytetarët e thjeshtë e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo, por ju si sipërmarrës e kuptoni se për çfarë bëhet fjalë: para që mund të kishin shkuar për zhvillimin e infrastrukturës, për investime të reja në infrastrukturë ku siç e dini këto 8-vite nuk ka pasur një investim serioz në infrastrukturë. Para që mund të kishin shkuar për të ndihmuar…. duke filluar me infrastrukturën e autostradës Tiranë-Durrës ku akoma qelbën kanalizimet e ujërave të zeza, furnizimi me ujë, rrugët e aksesit dhe ku janë faktikisht 40% apo 50% e taksapaguesve shqiptarë në atë autostradë. Për të mos folur pastaj për infrastrukturën në tërësi, etj.

Pra, po kthehem edhe njëherë tek një nga burimet e korrupsionit që janë inspektoriatet. Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor.

Gjatë kësaj kohe do të bëhet reforma totale sipas standardeve europiane, plotësisht e mundur. Mjafton të shohim si e kanë bërë vendet e rajonit, vendet kufitare me ne. Nuk ka nevojë të shkojmë në vendet e Bashkimit Europian.

Rezultati i kësaj reforme do të jetë që njësoj si më standardin europian që po aplikohet edhe në Ballkan 7 deri në 10% e biznesit kontrollohet çdo vit, sipas analizës së riskut. Jo të ngryset edhe të gdhihet inspektori tek dera e biznesit duke e kthyer këtë në një stres, në një ngërç dhe të jashtëzakonshëm duke shkatërruar klimën e biznesit dhe duke u kthyer pra në një pengesë serioze për investimet e brendshme, pa diskutim tregues që shkatërrojnë edhe investimet e huaja sepse ne e dimë të gjithë që këto 8 vite nuk kanë shënuar një investim të vetëm madhor, strategji në Shqipëri.

E dimë të gjithë se 7 në 10 të punësuar investimet e huaja në Shqipëri janë akoma me investimet e 2010, 2011, 2012-tës, të cilat për fat të keq në një moment do përfundojnë. Ju e dini që edhe përgatitja e një investimi modest kërkon kohë, jo më përgatitja e një investimi serioz të huaj.

Reforma e inspektoriateve do ta heqë përgjithmonë këtë ngërç dhe këtë lak në fytin e biznesit shqiptar dhe nga ana tjetër pa diskutim do të garantojë drejtësi, rigorozitet në ushtrimin e kontrolleve dhe zbatimin e ligjit pa dëmtuar interesin bazë që është që të kemi një sipërmarrje të fortë, që investon, që prodhon, që punëson dhe që ndihmon në krijimin e mirëqenies për çdo shqiptar. Tani dua të ndal se pastaj futemi në të gjitha fushat e tjera dhe diskutojmë gjithë planin tonë ekonomik.

Do na duhet orë të tëra e ta fokusojmë sipas çështjeve që ju dëshironi t’i ngrini në përparësi, qoftë nga perspektiva e përgjithshme e biznesit, qoftë nga perspektiva juaj si përfaqësues të Unionit Shqiptar të Prodhuesve, Unionit të Prodhuesve Shqiptar.”

Përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë shprehen vlerësimet e tyre për programin si dhe shpalosen propozimet e tyre veçanati nevojën për bashkëpunim me qeverinë e ardhëshme.



2 Comments

  1. Lul fillo publiko ndonje gje ne median e shkruar. Te gjithe keta para teje rama, berisha dhe nano ishin te shkrimit. Boto nje artikull te zgjeruar ne ndonje media dhe fillo analizo aktualitetin politik. Analizo dhe kohet e erreta te tuat se deri tani sdime nje variant tendin per akuzat qe te jane bere.Eshte nje gje shume e mire dhe krijon imazh.

  2. E vetmja gje qe prodhojm ne eshte vetem jashtqitja. Ca prodhohet ketu mor plera?!Ah po dhe plehra .Shum plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *