• |
ide | kryesore

Bayern Mynih, trofe me pasoja: Gnabry e Muller humbasin ndeshjen e Champions

-Instant, Sport



Bayern Mynih vazhdon të koleksionojë trofe, me fitoren në finalen e Botërorit të Klubeve ka arritur të ashtuquajturën ‘sextuple’ si ashtu vetëm Barcelona e Guardiola kanë bërë në histori, por gjithashtu duhet të bëjë llogaritë me pjesët e humbura rrugës, që në fakt janë mungesa të mëdha. Pak ditë para ndeshjes së parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Lazios, në fakt, ekipi i Flick duhet të bëjë llogaritë me një emergjencë sulmi: Serge Gnabry ka pësuar një tërheqje në muskulin e kofshës së majtë kundër Tigres dhe me siguri do të humbasë sfidën e Olimpicos në 23 shkurt, ashtu si Thomas Muller, që rezultoi pozitiv me Covid dhe në Bavari është futur menjëherë për dhjetë ditë karantinë.

Dëmtimi i Gnabry u konfirmua nga ekzaminimet e kryera nga stafi mjekësor i Bayern, që megjithatë nuk bëri të ditur kohën e rikuperimit. Sidoqoftë, gjithçka sugjeron se sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit, kur bavarezët duhet të kenë të paktën në dispozicion Muller. Lajm i mirë për Lazion e Inzaghin, por edhe me to, në fakt, do të duhet një arritje e vërtetë për të eleminuar kampionët e gjithckaje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *