• |
ide | kryesore

Flet vajza e gjyqtares Enkeleida Hoxha: Mami ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët! Nuk ka asnjë shtëpi apo makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vajza e gjyqtares Enkeleida Hoxha ka folur për mediat pas arrestimit të nënës së saj dy ditë më parë në Krujë.

“Mamaja ime ka 16 vjet në Krujë edhe media asaj, po i dëmton imazhin. Sepse ajo nuk është ashtu si thotë media. Mamaja ime nuk ka asnjë shtëpi apo makinë. Mamaja ime është përpjekur të punojë me shumë ndershmëri dhe pastërti. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj. Mamaja ime ka pasur një arsye shumë të fortë për të liruar atë. Mund të jetë detyruar. Kam bërë lidhjen e ngjarjeve dhe kam arritur në konkluzionin që ajo ka qenë e detyruar”, u shpreh vajza.

Vajza e mitur prononcohet në një ditë kur GJKKO pritet të japë masën e sigurisë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, si dhe avokatin Aldo Tabaku dhe kryesekretaren e gjykatës së Krujës Emanuela Mallkuçi, si dhe disa të pandehur të tjerë.



3 Comments

  1. Askush nuk e don prindin te korruptuar. Ne qofte se ka qene e detyruar, dhe i di ligjet me mire se kush do duhet te bente denoncime kundrejt persona e qe e kane detyruar. Mire eshte qe femijet te mos perfshihen ne punet e prinderve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *