• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool shembet, gafë e Alisson edhe në Leicester: “Po shfaqen sintomat e Karius”

-Instant, F1, Sport, Video



Nëse nuk ka dy pa tre, tifozët e Liverpool gjithashtu mund të fillojnë të shqetësohen. Reds, pas humbjes në shtëpi kundër Manchester City, rrëzohen edhe kundër Leicester. Goli i Salah, në asistin fantastik të Firmino nuk ishte i mjaftueshëm, sepse Vardy dhe shokët e tij përmbysën rezultatin në pak minuta dhe morën një rezultat 3-1 që, sipas të gjitha mundësive, në fund të ndeshjeve të javës do ta përjashtojë ekipin e Klopp nga pozicionet që vlejnë Champions. Por ajo që bën më shumë zhurmë, ndoshta, është një ditë tjetër e keqe për Alisson. Portieri brazilian, një nga sekretet e Reds, është në një kohë kur… nuk bën asgjë si duhet.


Edhe në ndeshjen kundër City portieri ka përgjegjësi të rëndësishme për dy nga katër golat e shënuar nga ekipi i Guardiolas. E, edhe në 2-1 e realizuar nga Vardy, goli që përmbys lojën në favor të ekipit të ish-it të madh Rodgers (i zëvendësuar në pankinë nga Klopp), është faji i tij. Alisson doli.., në stilin Neuer në një top të gjatë nga mbrojtja e Leicester, duke dashur ti marrë kohën Vardy. Vetëm se braziliani e shkel topin duke përplasur edhe Kabak, që e filloi karrierën e tij me Liverpool, sa më keq nuk mundej.


Sic duket, fjalët e mira të Klopp pas ndeshjes kundër City nuk e kanë qetësuar Alisson, që tani duhet ta ketë moralin edhe më poshtë. E tani në rrjet kanë nisur të flasin për mallkimin… Karius. Diçka që, pas natës së keqe të gjermanit në Kiev, dukej se e kishin harruar në Liverpool falë performancës së Alisson, i cili fitoi çmimin e parë Yashin si portieri më i mirë në botë në vitin 2019. Tani nisën të shfaqen sërisht postimet pickuese… “Alisson ka filluar të shfaqë simptoma të Karius”, vëren një tifoz në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *