• |
ide | kryesore

“Kam besim për Piqué”: Koeman pret qendërmbrojtësin e sfidon një PSG pa Neymar e Di Maria

-Instant, Sport



“Do ta përballojmë ndeshjen me shumë entuziazëm. Ekipet janë të barabarta. Do të jetë interesante sepse Barça është përmirësuar në muajt e fundit dhe Parisi ka cilësi të shkëlqyera. Do të jenë dy ndeshje interesante dhe të bukura”. Këto janë fjalët e Ronald Koeman, trajnerit të Barcelonës, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG. Për gjendjen e Gerard Piqué, tekniku hollandez shtoi: “Ai është mirë dhe ne jemi të sigurt, por kemi ende një ditë për të vendosur nëse ai do të luajë”.

Në lidhje me mungesat e Neymar dhe Di Maria tek PSG, Koeman nuk u zbilancua: “Për secilën skuadër është e rëndësishme të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Ne na mungojnë Ronald Araújo, Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Philippe Coutinho. Duhet të bashkëjetojmë me këto probleme dhe të kemi të tjerë lojtarë të gatshëm. Secila skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta, shpresojmë të jemi në gjendje t’i shfrytëzojmë ato nesër”. Në fund, në lidhje me sfidën mes Mbappé dhe Messi, ai tha: “Leo është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për të në formën e tij më të mirë. Kylian Mbappé është shumë i shpejtë dhe mund t’i komplikojë gjërat shumë, por ne do të bëjmë një ndeshje të mirë sepse këto ndeshje duhet të shijohen plotësisht “.

Pochettino ndërkohë ka dashur ti bëjë, indirekt, komplimente rivalit të tij: “Kam parë se si evoluoi mënyra e lojës së Barcelonës pas ardhjes së trajnerit të ri. Ata filluan një rrugë të re dhe hynë në një kapitull tjetër në historinë e tyre. Janë një ekip i fortë me ide të qarta, kanë lojtarë të shkëlqyer, të mësuar të fitojnë gjithnjë. Barcelona është një klub i madh, ashtu si Paris Saint-Germain: edhe ne duam të fitojmë gjithmonë”. Këto janë fjalët e trajnerit argjentinas në faqen zyrtare të klubit parisien në prag të ndeshjes së Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *