• |
ide | kryesore

Dy vendet europiane që planifikojnë “pasaporta vaksinimi” ndaj koronavirusit

-Instant, Lajme, Të fundit



Suedia deri tani ka ndjekur një rrugë të veçantë në pandeminë e koronavirusit. Në vend të masave izoluese dhe kufizimeve si në vendet e tjera europiane, suedezët fillimisht i varën shpresat tek imuniteti i tufës – dhe më vonë tek arsyeja e njerëzve. Për këtë kjo strategji u kritikua shumë, kryesisht në sfondin e rritjes së numrit të infeksioneve. Sipas Universitetit John Hopkins deri tani në Suedi janë infektuar mbi 600.000 vetë me koronavirus. Tani ky vend bashkë me Danimarkën sërish duan të ndjekin një rrugë të tyren duke dashur të aplikojnë deri në verë certifikatën digjitale të vaksinës ndaj koronavirusit.

Për çfarë është menduar pasaporta e vaksinimit?

Fillimisht synohet, sipas ministrit të Digjitalizimit Anders Ygeman, që në këtë mënyrë të vërtetohet, që personi është i vaksinuar. Të tilla dëshmi mund të ndihmojnë p.sh. për udhëtimet në vende të tjera ose janë të rëndësishme edhe në veprimtaritë kulturore e sportive. Infrastruktura digjitale për vaksinën duhet të jetë gati deri më 1 qershor. Në këtë proces marrin pjesë disa dikastere.

Danimarka i bëri publike shumë më përpara planet e saj për pasaportën e vaksinimit. Kjo synon që të lehtësojë udhëtimet me shërbim pune. Ky dokument mund të jepet në formë digjitale përmes faqeve të internetit të institucioneve të shërbimit shëndetësor në Danimarkë ose përmes smartphone. Mundësi të tjera për përdorimin e saj nuk janë bërë të ditura.

Si po ecën vaksnimi në Danimarkë e në Suedi?

Aktualisht nga pasaporta digjitale e vaksinimit përfitojnë vetëm pak njerëz. SIpas platformës online “Our World in Data” (përditësuar më 14.02.) deri tani në Danimarkë janë vaksinuar 6,87 përqind e popullsisë, në Suedi 4,53 përqind. Në këtë mënyrë kuota e vaksinimit në të dyja vendet është e ngjashme si edhe në Gjermani (4,95 përqind) dhe në BE në përgjithësi. Sa për krahasim, vendi kryesues Izraeli ka vaksinuar deri tani rreth 74 përqind të popullsisë.

Çfarë është planifikuar në vendet e tjera europiane?

Edhe vende të tjera europiane si Greqiam Qiproja dhe Spanja kërkojnë aplikimin e unifikuar të pasaportës së vaksinimit, në mënyrë që të vaksinuarit të mund të udhëtojnë sërish. Kjo do t’i jepte sërish një hop turizmit. Polonia dhe Rumania kanë shfuqizuar detyrimin për karantinë për udhëtarët, nëse ata janë të vaksinuar ndaj koronavirusit. Edhe BE është duke e shqyrtuar mundësinë e pasaportës së vaksinimit. Komisarja e Shëndetësisë Stella Kyriakides deklaroi, se ajo nuk është për pasaportë, por për „certifikatë” vaksinimi. Dallimi është sipas saj që „në këtë dokument që ne mendojmë do të regjistrohet vetëm të dhënat mbi vaksinimin.”/DW



4 Comments

  1. Po perse duhet kjo pashaporte vaksinimi o ju qifsha robt. Nje jete te tere njerezk kane bere vaksina dhe askush nuk e ka kerkuar nje gje te tille, pse pikerisht kjo vaksine u dashka dixhitalizuar. Vaksinat kunder viruseve apo gripit jane pak efikase pasi mutacioni eshte gjate gjithe kohes ne ndryshim. Eshte e pabesueshme qe nje KULT i ndyre po ndryshon boten dhe popujt rrine si hu gardhi dhe u binden me keq se delet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *