• |
ide | kryesore

VIDEO/ Trafikantët shqiptarë bënin pazaret e drogës, por policia po i filmonte

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka goditur një grup trafikantësh droge në qytezën e Terni duke vënë në pranga 9 persona mes të cilëve italianë, shqiptarë dhe afrikanë. Baza e tyre ishte një apartament në Borgo Bovio. Të ardhurat nga trafiku i drogës ishin mijëra euro në muaj.

Në pranga kishte rënë në fillim një 30-vjeçar i cili ishte vënë më herët në përgjim. Në shtëpinë e tij u bënë edhe disa pazare droge. Trafikantët u takuan, ranë dakord për zhvillimet dhe strategjitë e biznesit të tyre, madje në prani të pronarit dhe një vajze të re.

Droga, me një kosto prej 70 euro për dozë u ishte shitur klientëve pranë lokaleve në qendër të qytetit. Midis të arrestuarve të tjerë janë 3 shqiptarë, me banim në Terni, dy prej të cilëve ilegalë në shtetin italian. Ata ishin furnizuesit e drogës. Grupi fitonte deri në 15 mijë euro në muaj. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=NMtkwCUuEZc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *