• |
ide | kryesore

“Të gjithë negativë në tamponet e kryera”: Tirana merr frymë, Shehi e Osmani raste të izoluara

-Instant, Sport



Tek Tirana tani mund të qetësohen, të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik bardheblu kanë rezultuar negativ në tamponet e kryera. “Asnjë prej tamponeve të kryera tek lojtarët nuk ka dhënë përgjigje pozitive – ka saktësuar zëdhënësja e klubit Ina Doci – dhe ata do të jenë rregullisht në fushë kundër Teutës, në javën e 20 të Superiores”. Një saktësim që i jep fund ankthit të bardhebluve, që iu nënshtruan xhiros së tamponeve pasi në izolim përfundoi tekniku Orges Shehi e përgatitësi i portierëve Alfred Osmani, që ishin ndjerë keq disa ditë më parë. Ajo që kishin frikë në kampin kryeqytetas ishte prezenca e të infektuarve të tjerë në skuadër, që do të bënin situatën edhe më të vështirë, përpara takimit delikat me Teutën.

Asistenti kishte lënë grumbullimin që para ndeshjes me Kukësin, pasi shfaqi simptomat e para, ndërsa tekniku ka akuzuar dhimbje fyti e trupi e temperaturë pas sfidës së humbur 0-2 me veri lindorët. Tek Tirana dyshimet u rritën pasi gjendje gripale ndjeu edhe Torassa, i cili u vetëizolua menjëherë, si masë parandaluese. Nuk do të ishte një problem në fakt, sepse argjentinasi kishte dalë nga sfida me Kukësin i dëmtuar në gju dhe do të mungojë gjithësesi për sfidën me Teutën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *