• |
ide | kryesore

E fundit/ Makina përplas për vdekje 68-vjeçarin në Mirditë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Bungaj, Mirditë. Sipas policisë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, i cili si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, drejtuesin e automjetit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *