• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës/ Humb jetën minatori 46-vjeçar, baba i tre vajzave

-Instant, Lajme, Të fundit



Një minator ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierë në qytetin e Bulqizës. Mësohet se viktima është Fiqiri Karaj, 46-vjeçari, që gjeti vdekjen ndërsa po punonte në një galeri private.

46- vjeçari, baba i tre vajzave punonte  në një minierë private ku gjatë punës një masiv mineral kromi është shkëputur nga tavani i galerisë duke e zënë poshtë dhe lënë të vdekur.Ndërkohë viktima aktualisht është në morgun e spitalit të Bulqizës për ekspertizë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *