• |
ide | kryesore

E zuri poshtë masivi i gurëve, humb jetën minatori në Bulqizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasoja vdekje është regjistruar sot në një minierë në Bulqizë. Mësohet se një masiv gurësh ka zënë poshtë një 27-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Eldi Alla. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet. 

“Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *