• |
ide | kryesore

3 ditë i bllokuar në galeri/ Ç’po ndodh me minatorin 60-vjeçar në Bulqizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prej mëngjesit të së mërkurës minatori 60-vjeçar Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar brenda minierës në qytetin e Bulqizës.


Shkak u bë shembja e një masivi kromi në hyrje të galerisë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Avari-Shpëtimit të Minierave, por deri tani pa rezultat.


Në ndihmë të tyre kanë punuar edhe kolegët e 60-vjeçarit, por ende nuk e kanë gjetur asnjë shenjë të tij.

Kërkimet kanë vijuar edhe gjatë natës për të nxjerrë materialet nga galeria, por për shkak të pozicionit nuk mund të punojnë shumë persona njëkohësisht.

Në vendin e ngjarjes qëndrojnë familjarë dhe të afërm që presin në ankth për fatin e Muharrem Plakut që punonte prej 8 vitesh në këtë minierë. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Popull i harruar dhe i neperkembur nga shteti. Te tjerat jane llogje e propagante per konsum ditor. Ne cdo vend tjeter do ishte çuar ne kembe i gjithe shteti bashke me emergjencat civile nga gjithe zonat per te shpetuar nje jete njeriu te pafajshme.

  2. C’jane keto lajme aspak interesante?
    Berisha ka bere ndonje pordhe?
    Po Lindy Nicola ndonje film porno, se e ka fiks surratin per ate pune??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu