• |
ide | kryesore

Lady Gaga i rikthehet look-ut të vjetër

-Instant, Paparazzi, Slider

Lady Gaga këto ditë duket si alter ego e personazhit të saj në “A Star is Born”, pasi është bërë sërish brune! Këngëtarja e njohur është shfaqur në Romë ditën e mërkurë me një pamje tërësisht të re. Këngëtarja i ka lyer flokët në ngjyrë kafe, teksa është parë duke shëtitur me një fustan me printe leopardi.


Flokët e saj ajo i kishte të kapur mbrapa dhe modeli dukej i ngjashëm me atë që kishte gjatë inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Sipas revistës “Grazia”, Gaga është rikthyer në Itali për të nisur xhirimet për filmin e saj të ri, “Gucci”, në muajin mars.


Këngëtarja do të luajë rolin e ish-gruas së Maurizoi Gucci, Patrizia Reggiani, në një film që do të jetë i fokusuar tek industria e modës. Nëfilmin “Gucci” parashikohet se do të luajnë dhe Al Pacino dhe Adam Driver.

Ky rol për Gaga-n vjen pak kohë pasi ajo fitoi çmim Oscar si Ally Maine në filmin “A Star is Born” në vitin 2018. Edhe në atë film ajo endosi të ndryshonte pamje, duke u bërë sërish brune. Ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ndryshimi i fundit në look është për rolin e saj të ri apo jo dhe parukieri i këngëtares nuk e ka zbuluar ende nëse bëhet fjalë për një paruke apo një lyerje të vërtetë flokësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu