• |
ide | kryesore

Sondazhi në Euronews Albania/ Bie mbështetja për Ramën dhe Kryemadhin, rritet për Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama dhe drejtuesen e së LSI-së Monika Kryemadhi ka shënuar rënie në perceptimin publik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me liderin e PD-së Lulzim Bashën.


Kështu, 44.9% e të pyeturve e vlerësojnë shumë/disi pozitive popullaritetin e kreut të PS, çka tregon se ka një rënie në krahasim me sondazhin e parë, ku përqindja e popullaritetit të tij ishte në nivelin 49.1%.
Po ashtu vihet re një rritje e pakënaqësisë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Vlerësimi për alternativën shumë/disi negative është rritur me 4% (50.5-54.5%) në krahasim me të dhënat e sondazhit të parë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një rritje të mbështetjes së qytetarëve, të cilët e vlerësojnë popullaritetin e tij. Sipas të dhënave, janë 37.1% ata që zgjedhin alternativën shumë/disi pozitive për liderin e PD.

Në krahasim me sondazhin e parë në këtë pikë, Basha ka një rritje prej 1.7% (35.4-37.1%). Për alternativen shumë/disi negative ka një ulje të atyre që kanë një mendim jo të mirë për popullaritetin e Bashës (63.9-62.2%).

Ndërkohë për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhje me vlerësimin shumë/disi pozitive ka një zbritje me 3. %, gjithnjë kjo është një e dhënë e krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë. Nga 20.7% popullariteti i saj ka zbritur në 16.7%, ndërkohë për vlerësimin shumë/disi negative ka një rritje me 4.2% (78.6-82.8%).

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

12 Comments

  1. Akoma e duan kete psikon?! Hajde popull me poture hajde. Mire jua beri turku, qe ju q none per 500vjet. Pak e kishit.

    1. Ore do ta kuptoni ndonjeher ju te pd.
      Nuk na plas shume per ramen. Po na plas nese vjen ne pushtet garda e vjeter e pd. Po qe se nuk shohim ndryshim rrenjesor te pd, ateher jemi mire me ramen.
      KAQ E THJESHT. Po se kuptuat nuk ka shume problem.

          1. Si dihet o Qano se po nuk pati vu maske kalamoni mund te haje noj plum nga policia qe duam.

    2. Shpetim patrijoti me qirjo Vangjelin Mark Frroku dhe Mustafa Lici me ne krye Lulzim Bashen dhe Saliu e Meten do na rregullone jeten???? thotë:

      Tani me qe Lulzim Basha Ka ne kolicjone Shpetim Idrizin Vangjel Dule Mustafa Licin dhe Mark Frroku une besoje se popullariteti do ti rritet😳🤮🤮🤮

  2. Sa kontrast ka ky sondazh me realitetin po te jetosh prane njerezve te duket se ky sondazh eshte bere prane kompjuterit dhe jo ne teren. Kur e degjojne njerezit irritohen me shume dhe i nxitin edhe te pavendosurit ti japin goditje fatale ne 25 prill qeverise. Thjesht sondazhet mashtruese bejne efektin e kundert te atij qe e ka paguar per te dale i tille.

  3. Ai nuk ka qenë protaganist publik i ndonjë gjyqi të famshëm, përveç dy gjyqeve, atij të Gërdecit, dhe atij të Ilir Metës.

    Vetëm pse ai është në konflikt me Ilir Metën për kontrollin e reformës në drejtësi dhe me Sali Berishën për shkak të djalit të tij, është kthyer automatikisht në një figurë të urryer për opozitën, e cila ka sulmuar me një gjuhë talebane, SHBA-në.

    Ky mllef ndaj SHBA për nderimin e Dvoranit dhe injorimi i respketit ndaj Bashës, identifikon lidershipin real të opozitës dhe tregon se kush e udheheq atë.Sa do te mundohesh o shkul llak shqiptaret i kuptojne me mire se ty sondazhet ti je i detyruar se nuk mbahet vila 500 mije euro ndryshe

  4. Gi besteht keti sondazhi esht njesoi si ti besosh qaniut qe nuk merakoset per ramen
    Me qense flet per vrasje hajde ne vlor dhe 2016 2017 2018 jan pa varr e te humbur rrethe 25 veta nga qeverisa e hashashit , po keta nuk te dhimsen
    Trukoshak

  5. Une mendoj qe sondazhet jane kot. Ne varesi te porositesit, dihet dhe rezultati i sondazhit. Kjo pune ndahet vetem kur te numerohen votat ate dite dhe nese nuk vidhet. Por qe te kene ikur 400,000 mije vete, te jete rritur borxhi publik nga 63.5% ne 93% ne 8 vjet, te mos jene rritur rrogat, dhe sondazhi te na e nxjerre “për marshallah” qeverine, kjo eshte tallje hajdari me miletin. Gjithsesi te na rrojne politikanet qe nuk lodhen duke na vjedhur per te miren tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu