Ndaj Ministrisë së Financave të Kosovës ka pasur një sulm kibernetik këtë të diel. Në një reagim zyrtar kjo ministri sqaroi se sulmi ishte fokusuar te Departamenti i Tatimeve.
Ministria thotë se shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit të pronës është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të paidentifikuar.
Ministra e Financave ka siguruar qytetarët se sulmi i mbetur në tentativë nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë. ©LAPSI.al