• |
ide | kryesore

Vrasja e Behar Sofisë/ Detaje të reja nga hetimet për ngjarjen që tronditi Tiranën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetuesit që po përpiqen të zbardhin ekzekutimin në mes të Tiranës të 66-vjeçarit Behar Sofia janë fokusuar vetëm në identifikimin e autorit. Çuditërisht në vendin e ekzekutimit nuk ka pasur mbulim me kamera edhe pse ndodhet në “zemër” të kryeqytetit.

Gjithsesi hetuesit kanë marrë mbi 50 kamera të zonës për të identifikuar të riun që qëlloi 2 herë mbi shënjestrën e tij. Hetuesit i thanë lapsi.al se janë sekuestruar kamera përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën e Elbasanit deri në zonën e njohur si “Brryli”.

Hetuesit e kanë të vështirë të identifikojnë autorin për shkak se ai ka mbajtur gjatë gjithë kohës maskën anti-covid dhe një kapuç në kokë. Hetuesit kanë ndërtuar një identikit që i përket një të riu nga 25 në 35 vjeç me një trup mesatar.

Pasi qëlloi ai është larguar në këmbë dhe diku në rrugën e Elbasanit ka marrë një biçikletë të parkuar duke humbur gjurmët. Hetuesit janë duke verifikuar edhe 2 gëzhoja që u gjetën në afërsi të vendit të ngjarjes. Ato janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të zbuluar nëse ka gjurmë në to.

Pyetja e familjarëve nuk ka dhënë detaje të shumta pasi ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni të konflikteve të hapura. Një nga pistat kryesore për hetuesit vijon të jetë ajo e prishjes së pazareve në trafikun e drogës, për shkak të të kaluarës së tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *