• |
ide | kryesore

Gal Gadot nënë për herë të tretë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Gal Gadot, e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman” po pret bebushin numër tre!Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në rrjete sociale, teksa kishte pozuar me bashkëshortin dhe dy vajzat. Të gjithë kishin vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur të aktores dhe dukeshin tepër të lumtur, ndërsa ndjekësit janë bërë kuriozë për gjininë e bebushit. Ende s’dihet në cilin muaj të pritjes së ëmbël është Gadot, por me siguri do ta mësojmë shumë shpejt.

“Ja ku ja nisëm sërish”- shkroi aktorja krahas postimit

Megjithse u shfaq në “Golden Globes”, aktorja u vesh me të gjera dhe e mbuloi barkun e rrumbullakosur, pasi duket se nuk ishte ende gati për të zbuluar pritjen e ëmbël. Ndaj, ajo zgjodhi ta jepte këtë lajm kaq të bukur në rrjete sociale, në praninë e familjarëve të saj. Ndërkohë, ndjekësit kanë nisur “bastet” për të gjetur nëse bebushi që Gal po pret është vajzë apo djalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *