• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 32-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pogradec. Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën. Policia njofton se është arrestuar shoferi i cili shkaktoi aksidentin. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Ky i fundit sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *