• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia në minutën e 97 shpëton Milan nga humbja: shuplakë e Atalantës, Roma fiton në Franchi

-Instant, F1, Sport, Video



Inter ka mundësinë më të mirë për tu shkëputur në krye të Serie A, pasi Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Udineses në San Siro. Madje edhe pikën kuqezinjtë e kanë marrë vetëm me një penallti në minutën e 7 shtesë. Fiton në transfertë Roma, që kalon 1-2 Fiorentinën me protagonist në të mirë e të keq Spinazzolan. Sukses edhe për Hellas në shtëpinë e Beneventos e Atalanta i fut pesë Crotones.

Milan frenon e i lejon Inter një shansë të rëndësishëm për tu arratisur në krye të klasifikimit. Në javën e 25 të Serie A skuadra e Piolit barazon 1-1 me Udinesen e shkon momentalisht në -3 nga kryesimi. Pas një pjese të parë taktike e të ekuilibruar, golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Me bashkëpunimin e Donnarumma, Becao (68′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë, ndërsa vetëm në fund Kessie (97′) barazoi llogarinë nga pika e bardhë e penalltisë.


Zgjati një pjesë rezistenca e Crotones në Gewiss Stadium. Atalanta mposht 5-1 skuadrën e Cosmi, në debutimin në pankinë, merr fitoren e katërt radhazi e kap Juventus në vendin e tretë. Gosens hapi serinë e golave në krosimin e Ilicic, pastaj Simy gjeti barazimin, duke shfrytëzuar një paqartësi të mbrojtjes atalantine. Në pjesën e dytë praktikisht nuk pati më ndeshje: Palomino firmosi parakalimin pastaj ishte radha e Muriel, Ilicic e Miranchuk, përpara se Zapata të godiste edhe një traversë.






Roma mposhti 2-1 Fiorentinën e rigjeti suksesin në Serie A pas dy hapave fals radhazi. Pas një pjese të parë me ritme të ulëta, Spinazzola zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë (49′), por pak minuta më pas është vetë mbrojtësi verdhekuq që dërgoi në portën e tij barazimin e Fiorentinës (60′). Vendosi ndeshjen në favor të kryeqytetasve një devijim i Diawara në fund të lojës (88′). Roma mban hapin e Atalantës e mbetet -2 nga vendi i katërt.



Përfundoi në barazim sfida e Mapei Stadium mes Sassuolo e Napolit. Askush nuk mundi të kalojë kundërshtarin, pavarësisht dëshirës, duke e mbyllur sfidën në 3-3. Ndeshje e pasur me emocione e penallti, e zhbllokuar në minutën e 34′ nga autogoli i Maksimovic në goditjen e dënimit të Berardi. Kapiteni jeshilzi firmosi dyfishimin në minutën e 46′ pas barazimit të Zielinskit. Në pjesën e dytë Di Lorenzo e Insigne me penallti në të 90′ përmbysën ndeshjen, por në të 95′ Caputo – gjithnjë me penallti – rivendosi ekuilibrin.





ITALY – SERIE A
Sassuolo 3 – 3 SSC Napoli
AC Milan 1 – 1 Udinese
Atalanta 5 – 1 Crotone
Benevento 0 – 3 Hellas Verona
Cagliari 1 – 0 Bologna
Fiorentina 1 – 2 Roma
Genoa 1 – 1 Sampdoria



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *