• |
ide | kryesore

Strakosha humb sfidën me Juventus: këtë herë fajin nuk e ka Reina

-Instant, Sport



Nuk shkon asgjë mirë për Thomas Strakoshën në këto kohë. Shqetësimet fizike nuk po i ndahen portierit shqiptar, sikur të mos mjaftojë që ka humbur vendin e titullarit, ndaj spanjolit Reinas. Numri 1 i kombëtares kuqezi nuk është stërvitur me ekipin, sipas asaj që bën të ditur klubi i Lazios, ndërsa Marusic, i cili bëri seancë të diferencuar dje, ka kryer punë me grupin me ngarkesë të plotë. Kështu, sipas të gjitha gjasave, Strakosha do ti bashkohet Luiz Felipe dhe Lazzari, që vazhdojnë të jenë të dëmtuar, si i padiponueshëm për ndeshjen e ardhshme të bardhekaltërve kundër Juventus.

Lazio, sipas asaj që bën të ditur klubi në një komunikatë për shtyp, ka kryer një stërvitje për aktivizimin e muskujve, të ndjekur nga kuadrate me një maksimum prej dy prekjesh, përpara se i gjithë ekipi të zhvillojë një seri vrapimesh me urdhër të Prof. Ripert. Seanca ka përfunduar me një fazë të gjerë taktike në funksion të ndeshjes në transfertë kundër Juventus, e planifikuar për të shtunën në 20:45, ku sipas të gjitha mundësive Strakosha nuk do të jetë i gatshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *