• |
ide | kryesore

Bota, një vit në pandemi/ 11 marsin e shkuar OBSH shpalli krizën globale

-Instant, Lajme, Planet



Në 11 mars 2020 drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus shpalli koronavirusin e ri një pandemi globale. Në një konferencë për mediat, Ghebreyesus theksoi që ajo që po ndodhte nuk ishte vetëm një krizë shëndetësore, por diçka më e madhe. Pandemia shkatërroi ekonomi dhe u ndryshoi jetën miliarda njerëzve.

Në atë kohë, shefi i OBSH tha:“Në ditët dhe javët në vijim presim të shohim shifra të rasteve, shifra të vdekjeve dhe shifra të vendeve të prekura që rriten edhe më shumë. Ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi të shkaktuar nga një koronavirus”. Virusi SARS-CoV-2 për herë të parë u identifikua në dhjetor 2019 në Wuhan, megjithëse orgjina e virusit ende nuk dihet edhe pas dy hetimeve të kryera nga OBSH në vendin e “lindjes” së virusit. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, pandemia vrau mbi 2.6 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa infektoi mbi 118 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *