• |
ide | kryesore

COVID-19, situatë e rëndë në spitale, Franca transferon pacientët

-Instant, Arkiva, Planet



Franca po transferon pacientë në zona të tjera dhe madje edhe në Belgjikën fqinje, për shkak të situatës së tensionuar COVID-19 në spitalet e disa rajoneve.

“Situata në zonën më të madhe të Parisit, në rajonin e Hauts-de-France dhe në jug është shqetësuese”, tha zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas një takimi qeveritar të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Një numër i caktuar pacientësh do të transferohen në ditët në vijim, veçanërisht nga zona më e madhe e Parisit.

Transferime të tilla tashmë po ndodhin edhe në rajone të tjera.

Autoriteti Rajonal Shëndetësor i rajonit Hauts-de-France në veri të vendit njoftoi transferimin e pacientëve të kujdesit intensiv në spitalet belge.

Më parë, pacientë nga Dunkirk në Hauts-de-France pranë kufirit belg, u transferuan në rajonin fqinj të Normandisë.

Attal njoftoi, gjithashtu, një zgjatje të bllokimit të fundjavës në Nice dhe rajonin bregdetar, në fuqi edhe në Dunkirk.

Masat mendohet të zgjasnin për dy javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *