• |
ide | kryesore

“E sigurt dhe efektive”/ Bino: Vaksina AstraZeneca do të përdoren në Shqipëri për të gjitha moshat

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjatë konferencës së sotme të Komitetit teknik të Ekspertëve, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka theksuar se me vaksinën e AstraZeneca do të vaksinohen të gjitha grup moshat në vendin tonë. Gjtihashtu, Bino deklaroi se të dhënat e studimeve dhe provave të zhvilluara në Britani kanë treguar se vaksina është e përdorshme e sigurt dhe efektive te të gjitha grup moshat dhe jo vetëm për personat nën 65 vjeç.


“Vaksina do të përdoret në të gjitha grup moshat siç përdoret Pfizer, kjo është kthyer edhe nga ato vendet që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në dokument. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grup moshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurt edhe mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja që Komitete teknike i kanë tërhequr vendimet e marra”, tha Bino gjtë fjalës së saj.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu